Sport

Pranuan të ishin pjesë e Super League-s, Federata angleze hap hetim për gjashtë klubet

Federata angleze e Futbollit ka hapur hetim për klubet e përfshira në projektin e Super League dhe dënimet nuk përjashtohen
Featured image of article: Pranuan të ishin pjesë e Super League-s, Federata angleze hap hetim për gjashtë klubet Klubet angleze

ANGLI– Federata angleze e Futbollit ka hapur hetim për klubet e përfshira në projektin e Super League dhe dënimet nuk përjashtohen.”Javën e kaluar, ne filluam një hetim zyrtar mbi formimin e Super League-s Evropiane dhe përfshirjen e gjashtë klubeve angleze,” lexohet në deklaratën e FA. “Ne u kemi shkruar të gjitha klubeve për të kërkuar zyrtarisht të gjitha informacionet dhe provat përkatëse në lidhje me pjesëmarrjen e tyre. Sapo të kemi informacionin e kërkuar,ne do të vlerësojmë masat e duhura që do të merren”.

“Është e qartë se ajo që ndodhi është e papranueshme dhe mund të ketë shkaktuar dëme serioze në të gjitha nivelet e futbollit anglez – shkruhej në tekst -. Ne po punojmë për të parandaluar që ajo të ndodhë, si tani dhe në të ardhmen.”

Por kjo nuk është e gjitha. Federata angleze në fakt do t’u kërkojë pronarëve të klubeve të nënshkruajnë një statut “që i angazhon ata të respektojnë parimet themelore të Premier League” dhe një shkelje tjetër do të çoj në sanksione të rënda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Tifozët kanë luajtur një rol jetësor dhe ndikues për të ndaluar Super League-n Evropiane dhe ne i kuptojmë zhgënjimet e tyre,” shkruan FA në deklaratën e saj. “Megjithatë, ne nuk mund të falim sjelljen e dhunshme dhe kriminale që kanë ndodhur më parë. Ndeshja e planifikuar midis Manchester United dhe Liverpool, të cilën FA tani po e heton”.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment