Aktualitet

Familja Rasha kërkon ndryshimin e veprës penale: Efektivi që i mori jetën djalit s’mund të dënohet me vetëm 7 vite burg

Ata janë shprehur se nuk pranojnë që efektivi që i mori jetën djalit të tyre të akuzohet për veprën penale "vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes", por duan që akuza të ndryshohet në "vrasje me dashje".
Featured image of article: Familja Rasha kërkon ndryshimin e veprës penale: Efektivi që i mori jetën djalit s’mund të dënohet me vetëm 7 vite burg Nevaldo Haderaj dhe Klodian Rasha

TIRANË– Familja Rasha ka paralajmëruar një padi pas vrasjes së djalit të tyre Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Pasi kryeministri Edi Rama u mbërriti për herë të tretë në shtëpi, anëtarët e familjes Rasha u bindën që të pranojnë pensionin e lidhur nga qeveria, por tashmë kërkojnë diçka tjetër.

Ata janë shprehur se nuk pranojnë që efektivi që i mori jetën djalit të tyre të akuzohet për veprën penale “vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes”, por duan që akuza të ndryshohet në “vrasje me dashje”.

Për familjen Rasha dënimi me 7 vite burg, që është dënimi maksimal që mund të marrë efektivi Nevaldo Hajdëraj, nëse akuza nuk ndryshon, nuk është e mjaftueshme dhe për këtë arsye kërkojnë ndryshimin e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot në shtëpinë e tyre, zbriti për herë të tretë kreu i qeverisë. Pas vizitës, familja Rasha pranoi pensionin e lidhur nga qeveria, vendimi për të cilin u bë publik dje. Ata u shprehën se pensionin do ta marrin dhe do ta dhurojnë për bamirësi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment