Showbiz

Pranon lidhjen për herë të parë, Anxhela Peristeri: S’jam pro martesës, në diskutim një fëmijë

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka treguar se nuk është pro një ceremonie martesore pasi do të preferonte më shumë një bashkëjetesë. 
Featured image of article: Pranon lidhjen për herë të parë, Anxhela Peristeri: S’jam pro martesës, në diskutim një fëmijë Anxhela Peristeri

TIRANË– Këngëtarja Anxhela Peristeri ka pranuar për herë të parë se është në një lidhje dashurie. 

E ftuar tek “Rudina”, Anxhela ka treguar se nuk është pro një ceremonie martesore pasi do të preferonte më shumë një bashkëjetesë. 

Nuk është në planet e mia të afërta, e kam thënë që nuk jam pro martesës. Gjëja më e rëndësishme është të gjesh njeriun e zemrës. Kjo është unaza, është dhuratë. E mbaj sepse është shumë e bukur dhe më pëlqen. Nuk kam në planet e afërta një fëmijë por është në diskutim. Kur të vijë koha do të flasim. Jetës nuk i dihet asnjëherë,”-tha këngëtarja. 

Së fundmi këngëtarja publikoi këngën më të re në bashkëpunim me Stinen, ku edhe ishte veshur me një fustan të bardhë nusërie.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment