Bota

Ish-Presidentët amerikan pranojnë të bëjnë vaksinën anti-Covid në sy të publikut, Obama: Unë i besoj kësaj shkence, nëse e thotë Fauçi është e sigurtë

Ata e kanë bërë të ditur këtë gjë me anë të sekretarëve të tyre përveç Obamës, i cili në një intervistë për mediat u shpreh se ka besim në fjalët e Anthony Fauçit dhe se do ta bëj këtë vaksinë në praninë e mediave në mënyrë që njerëzit të shikojnë se ai i beson kësaj shkence.
Featured image of article: Ish-Presidentët amerikan pranojnë të bëjnë vaksinën anti-Covid në sy të publikut, Obama: Unë i besoj kësaj shkence, nëse e thotë Fauçi është e sigurtë BArack Obama, Bill Clinton dhe George Bush

SHBA-Barack Obama, Bill Clinton dhe George Bush janë tre ish-Presidentët amerikan që kanë pranuar të bëjnë vaksinën anti-Covid live në sy të publikut për ta promovuar atë. Ata e kanë bërë të ditur këtë gjë me anë të sekretarëve të tyre përveç Obamës, i cili në një intervistë për mediat u shpreh se ka besim në fjalët e Anthony Fauçit dhe se do ta bëj këtë vaksinë në praninë e mediave në mënyrë që njerëzit të shikojnë se ai i beson kësaj shkence.

“Unë mund ta marr vaksinën në Tv, ose ta filmojë momentin e vaksinimin që njerëzit të shikojnë se unë i besoj kësaj shkence”, tha Obama.

Ndërsa për Bush dhe Clinton, folën krerët e stafit të tyre, ku thanë se ish presidentët kanë komunikuar me epidemiologun Fauçi dhe kanë shprehur vullnetin tyre për të bërë vaksinën live në mënyrë që të promovojnë vaksinën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të tre këta ish-presidenta kanë marrë këtë hap për të bindur popullsinë që të pranojnë të bëjnë vaksinën dhe për të kundërshtuar teoritë konspirative që kanë dalë për të.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment