Showbiz

Pranoi lidhjen me Arbanën, Eduard Grishaj flet për djalin e saj: Po e përgatis Jonin…(VD)

Gjatë intervistës me Bietën regjizori ka treguar se së bashku me Jonin kalon shumë kohë bashkë duke qenë se po merret me fotot e librit të gatimit që Arbana do të botojë së shpejti.
Featured image of article: Pranoi lidhjen me Arbanën, Eduard Grishaj flet për djalin e saj: Po e përgatis Jonin…(VD) Arbana Osmani me djalin, Jonin dhe Eduardin

TIRANË- Dy ditë më parë gjatë premierës së filmit ‘Gjyshja’, të regjizorit Eduard Grishaj, ky i fundit gjatë fjalimit të tij para të ftuarve tregoi qartë se Arbana është një prej personave  që e ka mbështetur më shumë,e kështu pranoi hapur lidhjen me moderatoren.

Plot emocione dhe i buzëqeshur Eduardi tha se Arbana për të është  gjëja më e mirë që ka në jetë, ku ngjau si një dedikim dashurie që nuk ka të krahasuar the tjetër.

Ndërkohë mbrëmjen e së martës i ftuar në emisionion e pasdites “Ftesë në 5”, në TopChannel Grishaj ka folur për herë të  parë edhe për raportin e ngushtë që ka me djalin e moderatores, Jonin.

Gjatë intervistës me Bietën regjizori ka treguar se sëbashku me Jonin kalon shumë kohë bashkë duke qenë se po merret me fotot e librit të gatimit që Arbana do të botojë së shpejti.

“Jam duke e përgatitur Jonin që edhe pak t’ia dorëzoj atij aparatin të merret me fotot e gatimeve të Arbanës se gatimet janë aq të shijshme sa unë nuk i rezistoj dot.”- është shprehur Eduardi. 

A.C/Dosja.al

Shto Koment