Bota

Paralajmërojnë ekspertët, Gjermania mund të përballet me valën e tretë për shkak të përhapjes së varianteve të reja

Agjencia Gjermane e Shtypit raporton se punonjësit e kopshtit ditor dhe të shkollës fillore janë në grupin tre dhe për këtë arsye ndoshta nuk do të marrin vaksinën deri nga vera.
Featured image of article: Paralajmërojnë ekspertët, Gjermania mund të përballet me valën e tretë për shkak të përhapjes së varianteve të reja Foto Ilustruese

GJERMANI– Pas vendimit për të hapur shkollat ditën e Hënë në dhjetë shtete federale të Gjermanisë, ka të dhëna në rritje se vendi mund të goditet nga një valë e tretë e koronavirusit.

Sipas The Guardian, pavarësisht masave të marra dhe bllokimit të rreptë, numri i rasteve të reja çdo ditë nuk ka pësuar asnjë ulje apo përmirësim të situatë. Sipas ekspertëve kjo ndodh për shkak të varianteve të reja të përhapura në vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Agjencia Gjermane e Shtypit raporton se punonjësit e kopshtit ditor dhe të shkollës fillore janë në grupin tre dhe për këtë arsye ndoshta nuk do të marrin vaksinën deri nga vera.
Kancelarja Angela Merkel dhe krerët e qeverisë së shteteve federale i kishin kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë në takimin e tyre të fundit nëse është e mundur që këta punonjës të spostoheshin dhe të afroheshin më shumë në listën e përparësive.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment