Aktualitet

Prag zgjedhjeve vendore/ Qeveria shton numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme

Me anë të një VKM-je, qeveria ka shtuar 385 punonjës në institucionet qeverisëse. Punësimi i tyre vjen vetëm disa muaj para mbajtjes së zgjedhjve vendore. 
Featured image of article: Prag zgjedhjeve vendore/ Qeveria shton numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme Mbledhje Këshilli Ministrash

TIRANË– Ditën e sotme me anë të një VKM-je, ligjit të miratuar një muaj më parë për punësimin me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qëndrore i janë bërë ndryshime.

Më 16 shkurt të vitit 2019, qeveria vendosi të marrë 1335 punonjës me kontratë të përkohshme pune për vitin 2019. Punësimi i tyre do të ishte me afat nga dy muaj, deri në një vit.

Ndërsa me VKM-në e sotme, numri i të punësuarve në njësinë e qeverisjes qëndrore do të shkojë në 1693.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Punësimi i 385 personave të tjerë në institucionet qeverisëse vjen vetëm katër muaj para mbajtjes së zgjedhjve vendore më 28 qeshor . 

VKM-ja e plotë:

VKM-ja për të punësuarit e përkohshëm

Shto Koment