Sport

Prag Champions/ Pirlo lë mënjanë emocionet, trajneri i Juventusit sqaron çështjen Dybala: Fola me të, është i zemëruar

Në një konferencë për shtyp ka folur trajneri Andrea Pirlo, numri një i stolit nuk u ndal vetëm te debutimi që do të bëj në Champions si trajner por edhe për situatën e Paolo Dybala-s
Featured image of article: Prag Champions/ Pirlo lë mënjanë emocionet, trajneri i Juventusit sqaron çështjen Dybala: Fola me të, është i zemëruar Andrea Pirlo

ANGLI– Juventus po përgatitet maksimalisht për përballjen e së martës kundër Dynamo Kiev për Champions League. Në një konferencë për shtyp ka folur trajneri Andrea Pirlo, numri një i stolit nuk u ndal vetëm te debutimi që do të bëj në Champions si trajner por edhe për situatën e Paolo Dybala-s dhe polemikat që ishte i mërzitur pas Crotone-Juventus dhe ia shfaqi drejtorit sportiv Paratici.

“Dje fola me Dybalan, flas me të si me të gjithë. Ai ishte i zemëruar sepse nuk hyri në ndeshjen me Krotonen të shtunën. Dibala vjen nga tre muaj pasivitet dhe dhjetë ditë në dhomën e tij në Argjentinë për një virus të zorrëve. U stërvit pak të premten. Unë e mora për Krotonen për t’i dhënë karburant në këmbët e tij, por ishim 10 veta dhe nuk ishte e mundur ta fusnim. Tani ai është në dispozicion, herët a vonë duhet të hyjë në fushë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jam i qetë sepse fatkeqësisht nuk mund të luaj më. U lë disa emocione lojtarëve të mi. Mezi pres që të nisë dhe ndeshja e parë është e rëndësishme në këto turne. Duhet të fitoni për të pasur më shumë siguri dhe për të kaluar grupin më pas. Titulli i sigurt, po Champions League? Kurrë nuk e kam thënë se do ta fitojmë titullin, por që jemi një ekip i ndërtuar për të fituar”.Përfundon Pirlo.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment