ArgetimKurioziteteVirale

Pozoi nudo me avokaten e Haradinajt i mbuluar me gjethe, flet analisti Alfred Lela: Kanë bërë foto edhe të tjerë, por unë isha i “çmenduri”, ndodhi spontanisht

Fotografitë janë publikuar nga fotografi Fation Plaku, ku shihet Rudina Jasini e njohur edhe si avokatja që përfaqësoi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Hagë dhe analisti Alfred Lela. 
Featured image of article: Pozoi nudo me avokaten e Haradinajt i mbuluar me gjethe, flet analisti Alfred Lela: Kanë bërë foto edhe të tjerë, por unë isha i “çmenduri”, ndodhi spontanisht Analisti Alfred Lela i mbuluar me gjethe dhe avokatja e Haradinajt

TIRANË– Janë kthyer në hit në çdo rrjet social fotografitë e analistit Alfred Lela dhe avokates Rudina Jasini, teksa pozojnë të zhveshur në mes të natyrës shqiptare. I kontaktuar nga Dosja.al, për të kuptuar pak më mirë arsyen pse Lela, pas zhveshjes para kryeministrit Edi Rama, zgjodhi të zhvishej për herë të dytë…kësaj here komplet nudo, vetëm me një gjethe që i mbulon zonën intime. Ai thotë se e gjitha ka ndodhur spontanisht gjatë një turi 10-ditor dhe shton se si këto foto ka bërë edhe të tjera.

“Fotografitë ishin krejt rastësore, duke bërë një tur 10-ditor me Fation Plakun i cili më kërkoi ta hidhte dhe ja. Fotosesion do të ishte diçka e kërkuar, kjo ishte spontane. Janë bërë foto nga disa, por unë isha i “çmenduri”. -thotë Lela. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fotografitë e publikuara nga fotografi Fation Plaku, ku shihet Rudina Jasini e njohur edhe si avokatja që përfaqësoi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Hagë dhe analisti Alfred Lela.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment