Bota

Poston foto nga spitali/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e Alexei Navalny: Po marrë frymë vetë, ndihem mirë!

Në foton në 'Instagram' është shfaqur në spital ku krahas tij, janë edhe infermierët.Ndërkohë, bashkëngjitur fotos ai ka shkruar se tani është në gjendje të marrë frymë vetë, pa ndihmën e pajisjeve mjekësore.
Featured image of article: Poston foto nga spitali/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e Alexei Navalny: Po marrë frymë vetë, ndihem mirë! Alexei Navalny

BERLIN – Lideri rus i opozitës Alexei Navalny ditën e sotme ka postuar një foto në rrjetet sociale ku ka konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet. Në foton në ‘Instagram’ është shfaqur në spital ku krahas tij, janë edhe infermierët.

Ndërkohë, bashkëngjitur fotos ai ka shkruar se tani është në gjendje të marrë frymë vetë, pa ndihmën e pajisjeve mjekësore.

“Dje munda të marrë frymë vetë, pa ndihmën e pajisjeve mjekësore. Jam shumë i lumtur”- shkruan ai krahas postimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi

Navalny, 44 vjeç, u dërgua në Berlin për mjekim në spitalin Charite dy ditë pasi u sëmuër gjatë një udhëtimi më 20 gusht. Një laborator ushtarak gjerman përcaktoi që Navalny ishte helmuar me Novichok, i njëjti që Britania tha se ishte përdorur për një  ish-spiun rus Sergei Skripal dhe për vajzën e tij në vitin 2018.

Ndërkohë shtetet perëndimore akuzojnë autoritetet ruse se kanë dijeni për këtë infektim, ndërsa Kremlini e ka mohuar kategorikisht.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment