LIVE UPDATES
Ekonomi

Postier në kohën e koronavirusit

21 Prill 2020, 14:32 Nga DOSJA
Postier në kohën e koronavirusit

LEZHË- Postierët janë një nga profesionet që nuk janë izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ku në këto ditë, veç shërbimeve të përhershme u është shtuar dhe detyra për të kryer shërbimet ndaj të moshuarve. Një prej tyre është edhe Admir Duli, i cili punon në postën e Lezhës dhe ndau një ditë nga puna e përditshme gjatë karantinimit të vendit.

“O i zoti i shpisë”. Një thirrje tradicionale që në këto ditë kur njerëzit duhet të mbyllen brenda për tu ruajtur nga Covid 19 dhe ka filluar të dëgjohet më shumë në Lezhë, është thirrja që bën postieri Admir Duli në derën e pensionistëve, ndërsa ka shkuar për tu dorëzuar atyre pensionin e muajit.

Dera hapet nga ngadalë, sepse të moshuarit lëvizin ngadalë, por Admiri nuk shqetësohet që i duhet të presë. Për pak minuta duhet të bëjë durim edhe pse deri në orën 18:00 i duhet të dorëzojë deri në 70 pensione. Maskë në fytyrë, doreza në duar dhe veshja e postierit janë siguria e tij e vetme ndërsa do t’i duhet të takojë shumë qytetarë të tij.

Ai paraqitet në Zyrën Postare rreth orës 7:00 të mëngjesit dhe pa hyrë brenda, Admiri vendos maskën dhe dorezat dhe nis përshëndetjet e kolegëve dhe administratën, por pa takuar nga afër asnjërin prej tyre. I duhet të ketë kujdes ndërsa kryen procedurat e marrjes së dokumenteve për të vijuar te sporteli i shpërndarjes së pensioneve. Nuk e di sesa qytetarë do të takojë, sepse ecuria e punës do të tregojë efektshmërinë sepse ka mungesë adresash, adresa të gabuara, pensionistë që nuk ndodhen në shtëpi e në çdo rast i duhet të rikthehet sërish.

“Ne kemi vështirësi gjatë punës që kryejmë. Ka përgjithësisht mungesë adresash dhe duhet të orientohemi vetëm nëpërmjet kontaktit me telefon me pensionistët. Duhet të afrohemi pranë pikës që na thonë nëpërmjet telefonit dhe pastaj nis kërkimi nëpërmjet dyqaneve apo pikave të shërbimit që mund të kenë afër. Pastaj ka raste kur adresa nuk është aspak e saktë, pensionisti ka emër e mbiemër me tjetër person dhe vetëm karta e identitetit bën identifikimin e plotë, por deri atëherë kemi shpenzuar kohë dhe kjo është shumë e vlefshme për ne. Ka raste kur pensionistët janë larguar nga banesa dhe ata janë vendosur të familjarët e tyre dhe ai pension duhet të kthehet pas për tu rialokuar vetëm kur të kthehet personi. Pavarësisht kësaj, ne jemi mësuar dhe më duket sikur e njoh krejt qytetin”, tha Admiri për Portën Vendore.

Kjo është puna rutinë e Admir Dulit. Ai është postier në qytetin e Lezhës dhe i vetmi që thuajse mund të ketë shkelur në çdo derë. Gjatë kësaj periudhe volumi i punës së tyre është shtuar ndjeshëm. Tani nuk janë vetëm 1 500 pensionistë që merrnin pensionin në shtëpi çdo muaj, pasi për shkak të kësaj situate ai së bashku me 15 kolegë të tjerë dërgojnë rreth 6 000 pensione çdo muaj, por edhe qindra shërbime të tjera që kërkojnë ata që nuk munden apo nuk duhet të dalin jashtë. Posta është një prej shërbimeve që nuk ka mbyllur asnjë ditë.

Drejtori i Filialit të Lezhës, Pjerin Çuku, thotë se ka reduktim të administratës, por ka shtim të volumit të punës në këtë periudhë.

“Punonjësit që kryejnë shpërndarjen e postës vijojnë të qëndrojnë në punë duke asistuar të moshuarit që kanë nevojë, ndërsa gjithçka kryhet nën masa sigurie. Në administratë ka reduktim të stafit dhe diferencim social edhe mes tyre dhe për të rritur sigurinë kemi siguruar maska dhe doreza, që sigurisht u shpërndahen çdo ditë edhe postierëve”, tha Pjerin Cuku Drejtor i Filialit te Postës Lezhë.

Pavarësisht se kanë maska dhe doreza, dita është e gjatë për një postier ndaj ndjehen të kërcënuar nga virusi sepse nuk e dinë se kë takojnë apo si kanë reaguar gjatë punës. Këtë e di edhe Admir Duli, por ai beson se me pak fat do ia hedhë.

“Ndjehem i rrezikuar, por do të ia lë edhe fatit’, thotë postieri. “Pensionistët kërkojnë të blejnë ushqime, të paguajnë fatura dhe ne jemi të gatshëm për të qenë në dispozicion të tyre. Ne vërtetë nuk i takojmë si më parë, por kemi letra nëpër duar dhe virusi mund të kalojë nëpërmjet tyre”, shton Admiri.

Ndërsa Admiri bisedon me ne, ishte radha e Dede Marashit që të merrte pensionin. Ora akoma nuk ka shkuar 8:00 dhe ata sapo janë zgjuar. Pavarësisht se i njeh të gjithë postierët, ai nuk mundet të përshëndetet si zakonisht me asnjërin prej tyre. Pasi numëron lekët, hedh firmën dhe i buzëqesh Admirit, të cilit i kërkon që të bëjë edhe pagesën e dritave, ujit dhe telefonit.

“Kjo është hera e parë pas 26 vitesh që unë marr pensionin në shtëpi sepse gjithmonë kam dalë vetë dhe kjo është hera e parë që dikush me vjen brenda dhe unë s’i jap dorën. Unë nuk dal jashtë portës kryesore të shtëpisë dhe nuk do ta bëj deri sa situata të kalojë dhe se shërbimet do t’i kryej nga shtëpia edhe nëpërmjet ndihmës së këtyre postierëve”, tha Dedë Marashi , pensionist.

Shumë pensionistë apo qytetarë që marrin shërbime postare janë një risk i madh për postierët. Admir Duli është përgatitur për këtë ndaj edhe ka marrë masa. Të afërmit kanë paksa frikë prej tij, sepse ka qenë gjithnjë në takim me qytetarë të shumtë, ndaj ai ka zgjedhur të jetojë vetëm gjatë kësaj periudhe me qëllim që të mos vërë në rrezik jetën e prindërve të tij, me të cilët jetonte para shpalljes së pandemisë.

“Të afërmit tanë kanë frikë të na takojnë, ndaj jam distancuar prej tyre sepse nuk e di se kë mund të kem takuar gjatë ditës pavarësisht masave. Kemi vetëm një mënyrë për tu parë e dëgjuar dhe kjo është teknologjia. Ne jemi në punë, por të ndihmosh të moshuarit është edhe bekim ndaj do të vijoj të bëj këtë punë pavarësisht gjithçkaje”, tha Admiri për Portën Vendore.

Admiri është vetëm një nga 15 postierët e Lezhës që duhet të qëndrojnë në punë. Edhe këta punëtorë që po shërbejnë sot janë heronjtë e ditëve tona, ndaj të cilëve duhet të tregojmë kujdes dhe ti ruajmë.

Marrë nga: Portavendore.al

(a.s/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale admir duli bashkia lezhë koronavirusi ne shqiperi lezhe pensione porta vendore sherbime te moshuar admir duli bashkia lezhë koronavirusi ne shqiperi lezhe pensione porta vendore sherbime te moshuar

Sondazh

Poll
Ekonomi 20 Prill 2020, 10:33

TIRANË- Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga qeveria shqiptare përgjysmimin e tarifës së shkollimit. Përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrisë së A...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni