Politike

Posti si ministër i Brendshëm! Lleshaj modest në kulm: S’kam aspiruar asnjë post që kam marrë, por janë krijuar rrethanat

Ministri i Bredshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se nuk do të jetë i përjetshëm në postin që ka marrë, por ka shtuar se nuk bën plane për të ardhmen e tij.
Featured image of article: Posti si ministër i Brendshëm! Lleshaj modest në kulm: S’kam aspiruar asnjë post që kam marrë, por janë krijuar rrethanat Sandër Lleshaj

TIRANË– Ministri i Bredshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me karrierën e tij në postin që ka marrë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. 

I ftuar në AbcNews, ai u shpreh se nuk do të jetë i përjetshëm në postin që ka marrë, por ka shtuar se nuk bën plane për të ardhmen e tij, pasi kurrë nuk ka aspiruar asnjë detyrë që ka marrë përsipër të kryejë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Dorëheqja? S’do jem përgjithmonë në këtë post. Nuk bëj plane. Unë në jetën time personale, kurrë nuk kam marrë një detyrë që kam aspiruar, janë kombinuar disa rrethana që unë të kërkohem në detyrë. Unë iu them që nuk bëj plane. I vetëm plan që bëj është që ndjek disa parime të rëndësishme. Mbërrij aty ku duhet të mbërrij, jo ku dua,”- u shpreh Lleshaj. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment