Politike

Posti që i ka dhënë gruas/ I nxori foton krah Lleshajt, Berisha sjell detaje të reja për Shtjefnin: Narkotrafikantin e ka emëruar Pjerin Ndreu trajner

Në një status në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se Shtjefni ka lidhje të ngushta edhe me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu.
Featured image of article: Posti që i ka dhënë gruas/ I nxori foton krah Lleshajt, Berisha sjell detaje të reja për Shtjefnin: Narkotrafikantin e ka emëruar Pjerin Ndreu trajner Pjerin Ndreu dhe foto e publikuar nga Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në lidhje me Altin Shtjefnin. Dy ditë pasi postoi foton e Shtjefnit krah ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe shkruante se është një i dënuar për trafik drogë, Berisha sjell detaje të reja.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se Shtjefni ka lidhje të ngushta edhe me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu. Ndër rreshta, ish-kryeministri shprehet se Shtjefni është emëruar nga Ndreu si trajner i një sporti që nuk ekziston, gruan ja ka vënë shefe sportesh ndërsa dajën në një tjetër post.

Denoncim i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo eshte lidhja e narkokryetarit monist Pjerin Ndreu me trafikantin! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Sb. Doktor Berisha është shumë i vertetë, lajmi qe shkruani per Altin Shtjefnin qe shoqeronte Sander Lleshin, pasi loja e tyrë nuk mbaron ketu. Altin Shtjefni eshte emruar nga Kryetari 8% i Bashkise si trajner te nje sporti qe nuk ekziston ne Lezhe, Nusja tij eshte emruar shefe sporti ne Bashki dhe daja i tij Ndue Marku Shef klubi shume sportesh. E habitshme kur shikon qe daja propozon fonde per ekipin e nipit qe nuk ekziston, nusja i miraton si specialiste ne Bashki nen bekimin e Kryetar Pjerinit te emruar dhe Altini i hargjon. Biles ky Altini kur eshte kap me droge ne France eshte paguar nga drejtoria elektrike si i punesuar ne Lezhe. Kjo eshte rilindja ne Lezhe dhe gjithe Shqiperine. Ju uroj Ju shum shendet dhe sa me shpejt ne pushtet. Te lutem anonim sepse jam punonjes Policie.

Foto e publikuar nga Berisha

Para dy ditësh, Berisha publikoi këtë foto teksa shkruante se ministri Lleshaj shoqërohet me narkotrafikantë.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Posti që i ka dhënë gruas/ I nxori foton krah Lleshajt, Berisha sjell detaje të reja për Shtjefnin: Narkotrafikantin e ka emëruar Pjerin Ndreu trajner

  1. Kta tipa i bajne edhe presidenta. Asht shum i zoti pjerini.

Shto Koment