Aktualitet

Posta THIRRJE të moshurave: Mos ejani vetë për të marrë pensionin, merrni këta numra dhe jepuni të dhënat

FOTO
Posta  i ka kërkuar të gjithë të moshuarve që të mos paraqiten fizikisht për të marrë pensionin e tyre në por të që dorëzojnë të dhënat.
Featured image of article: Posta THIRRJE të moshurave: Mos ejani vetë për të marrë pensionin, merrni këta numra dhe jepuni të dhënat Foto ilustruese

TIRANË– Posta Shqiptare ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të moshuarit që presin të tërheqin pensionin e tyre. Në një postim në Facebook, Posta  i ka kërkuar të gjithë të moshuarve që të mos paraqiten fizikisht për të marrë pensionin e tyre në por të që dorëzojnë të dhënat.

“Në imazhet më poshtë do të gjeni numrat e kontaktit të zyrave postare për çdo qytet dhe fshat, në të gjithë Shqipërinë. Të dhënat e kërkuara si: emër mbiemër, numrin e kartës së identitetit, adresën e banimit dhe numrin e telefonit, mund t’i dërgoni duke telefonuar në numrin e kontaktit të Përgjegjëses së zyrës postareku keni tërhequr më parë pensionin.,”-shkruhet në njoftimin e Postës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment