Aktualitet

Klubi i Partizanit reagon pas hedhjes së portierit nga kati i gjashtë: Ishte aksident, është jashtë rrezikut

Në një reagim në rrjetet sociale, Partizani shkruan se Teqja ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Featured image of article: Klubi i Partizanit reagon pas hedhjes së portierit nga kati i gjashtë: Ishte aksident, është jashtë rrezikut

TIRANË– Klubi i Partizanit ka reaguar pasi portieri i ekipit Aldo Teqja është vetëhedhur nga ballkoni i apartamentit ku banonte.

Në një reagim në rrjetet sociale, Partizani shkruan se Teqja ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Më tej , ekipi sqaron se e gjithë ngjarja ka qenë një aksident.

“NJOFTIM

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit,”- shkruhet në status.

Në një njoftim zyrtar Policia e Shtetit raportoi se Teqja është vetëhedhur nga ballkoni i katit të gjashtë në kushte të rënduara psikologjike. Ende nuk dihet si qëndron ngjarja, pasi as futbollisti dhe as familjarët e tij nuk kanë dhënë një sqarim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment