Sport

Portieri i njohur në telashe, ka një fëmijë… me fqinjën e tij

Një mik i saj shtoi se ata u ndanë kur ajo ishte pesë muajshe shtatzënë
Featured image of article: Portieri i njohur në telashe, ka një fëmijë… me fqinjën e tij Portieri me partneren

ANGI– Tabloidi anglez “Daily Star” ka publikuar lajmin se portieri i Real Madrid Thibault Courtois është babai i një djali që ka lindur nga një mardhënie dashurie e fshehtë me fqinjen e tij.

Ylli i Real Madrid nisi të takohej me Elsa Izac, në një kohë kur belgu ishte në martesë me Marta Dominguez. Romanca mes tyre nisi në kohën kur Courtois  aktivizohej te skuadra e Çelsit në Premier Ligë. Ata jetonin shumë pranë njëri-tjetrit dhe nga kjo marrëdhënie e fshehtë erdhi në jetë Enco në shtatorin e vitit 2017.

E reja me fëmijën

Izac mbeti shtatzënë dhe sipas pretendimeve të saj, futbollisti belg i kishte thënë të abortonte nëse donte që ajo të vinte në Spanjë me të, kur ai nënshkroi për Real Madrid. Një mik i saj shtoi se ata u ndanë kur Elsa Izac ishte pesë muajshe shtatzënë pasi ai i dha asaj zgjedhjen midis tij dhe foshnjës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimet për gazetën raportojnë se Elsa e ka mbajtur të fshehtë sepse ish-i i Kurtuasë, Marta ishte shtatzënë dhe nuk donte që të prishte marrëdhënien e tyre.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment