Bota

Porositën dy fustane në internet, çifti habitet kur në adresë i’u vjen pakoja drogë

Blerjet online janë bërë një praktikë e zakonshme e të rinjve por jo vetëm, duke qenë se i ndihmon në kohë dhe në çmime.
Featured image of article: Porositën dy fustane në internet, çifti habitet kur në adresë i’u vjen pakoja drogë Pakot e gabuara që mori çifti austriak

AUSTRI- Kështu kishte vepruar edhe një çift austriak, i cili priste nga Holanada një dy fustane që kishin porositur në internet.

Por  për çudi çifti jo vetëm që nuk ka marrë produktet e porositura.

Lajmi është bërë me dije edhe nga policia qytetit Linc të Austrisë, për rastin e çuditshëm të çifit që në vend  të dy fustaneve  në adresën e tyre kishin ardhur 24 mijë pilula ekstazë, që kapnin vlerën 500.000 euro.

Ata ishin çuditur që në momentin kur ksishin marrë pakot, pasi ishin shumë të rënda, e si fillim ata kishin menduar se kompania kishte ngatërruar porosinë e ndoshta në këto pako ka gur dekorimi, por në fakt ishte krejt e kundërta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata e derguan pakon në polici në mënyrë që të mos përballeshin me probleme të tjera më vonë.

Policia po heton rastin në fjalë ku deri më tani ka arrestuar një person të dyshuar në këtë çështje.

Burimi: TellerReporter

A.C/Dosja.al

Shto Koment