Politike

“Populli t’i marrë zvarrë”/ Murrizi ‘shpërthen’ ndaj PD-së dhe PS-së: Dy banda, po bëjnë pazare për Reformën Zgjedhore

Murrizi shprehet se PD dhe PS po bëjnë pazare për Reformën Zgjedhore.
Featured image of article: “Populli t’i marrë zvarrë”/ Murrizi ‘shpërthen’ ndaj PD-së dhe PS-së: Dy banda, po bëjnë pazare për Reformën Zgjedhore Myslim Murrizi
Përditësuar:

Tiranë- Deputeti Myslim Murrizi ka akuzuar dy partitë e mëdha në vend, PD dhe PS se po bëjnë pazare për Reforën Zgjedhore. Në studion e “Ora News” Murrzi theksoi se ata e dinë mirë se nëse votohen nga qytetarët , 90% e tyre nuk shkelin më në Kuvend. Ai u bën thirrje shqiptarëve të ngrihen në protestë dhe t’i marrin zvarrrë.

“Këta janë bashkë se kanë hall të ndajnë llokmën e pushtetit. Për mashtruesin e parë që thotë do ndryshime kushtetuese sistemi, Damian tërmetin, po e them që të ulet, ta lexojë më vëmendje, të pyesë dhe Klosin, neni 2, pika dy e Kushtetutës thotë qartë se shqiptarët ushtrojnë sovranitetin me votë të drejëpërdrejtë dhe përfaqësues të zgjedhur. Me këtë ligj zgjedhor është shkelur neni 2.  Pika dy e Kushtetutës, shqiptarët nuk zgjedhin po votojnë partitë njëlloj si në komunizëm. Janë pjellë bastarde e Partisë së Punës. Këta nuk janë përfaqësues të qytetarëve shqiptarë por një grusht hajdutësh, disa në çadrën e Bashës dhe dikush poshtë mendereve të Ramës.Janë të marrë vesh në pazar që prej prillit 2008. Bëjnë sikur zihen. Kush i voton këto fytyra, dy banda? Të shkojnë te shqiptarët ti votojnë.  Do tu bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen në protestë dhe t’i marrin  zvarrë. Ditën që qytetari ka drejtë të zgjedhë 90% e këtyre surratëve që bëjnë sikur zihen nuk vinë më në parlament. Nuk ka pasur nga këto lloj kllounësh në zgjedhje deri në 2005. Ky ligj solli trafikantë në parlament. 10-15 biznesmenë kanë përfituar mbi 20 miliardë euro tendera nga viti 2000 deri sot. Raporti i KQZ flet për 113 parti, 56 nuk u gjendet vula, nuk dinë kush është kryetari, ku i kanë zyrat. 65 parti nuk kanë marrë pjesë kurrë në zgjedhje.”, u shpreh ai. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje mblodh Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. PS e PD janë dakordësuar për një sërë çështjesh, megjithëse mbledhja nisi me klimë të ashpër. Në përfundim, Gjiknuri kërkoi që deklaratat politike, Rama-Basha, të mos ktheheshin në një shkak për të braktisur tryezën e dialogut. Ndërsa, PD e pa këtë si një fitore nga ana e opozitës, dhe se maxhoranca sipas Bylykbashit u tërhoq nga deklarata e Ramës për të mos patur qeveri teknike. Administrata Zgjedhore dhe Kolegji do të diskutohen të hënën. Nga ana tjetër, Rudina Hajdari doli e pakënaqur nga takimi dhe tha se palët kanë rënë dakord për të miratuar një reformë pa ndryshim të sistemit zgjedhor.

J.V/Dosja.al

Shto Koment