LIVE UPDATES
Bota

“Populli FOLI”/ Gjyqtarët refuzojnë padi zgjedhore në Miçigan dhe Xhorxhia

7 Dhjetor 2020, 20:19 Nga DOSJA
“Populli FOLI”/ Gjyqtarët refuzojnë padi zgjedhore në

SHBA- Gjyqtarët në SHBA hodhën poshtë të hënën paditë e ngritura nga një aleate e Presidentit Donald Trump për të anuluar çertifikimin e fitores së Presidentit të zgjedhur Joe Biden në shtetet Miçigan dhe Xhorxhia dhe për të shpallur zotin Trump fitues në të dy shtetet.

Të dy proceset gjyqësore u paraqitën më 25 nëntor nga Sidney Powell, ish-avokate e fushatës së Presidentit Trump, në emër të grupeve të votuesve republikanë. Presidenti Trump dhe aleatët e tij kanë humbur padi të shumta gjyqësore që synonin përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve të 3 nëntorit në shtetet ku ai humbi, duke ngritur pretendime të pabazuara për mashtrim.

Gjyqtarja e Qarkut Linda Parker në Detroit dhe gjyqtari i Qarkut Timothy Batten në Atlanta thanë se paditësit nuk kishin bazë ligjore për të ngritur padi dhe se çështjet ishin ngritur me shumë vonesë.

“Populli foli,” shkroi gjyqtarja Parker, duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve.

Ndërsa gjyqtari Batten tha një seancë të hënën se paditësit po kërkonin “ndoshta vendimin më të jashtëzakonshëm të kërkuar ndonjëherë” në lidhje me një zgjedhje.

“Ata duan që kjo gjykatë të zëvendësojë gjykimin e saj me atë të dy milionë e gjysmë votuesve të Xhorxhias që votuan për Joe Bidenin dhe unë nuk kam ndërmend ta bëj,” tha ai.

Zoti Biden e fitoi Miçiganin me rreth 154,000 vota popullore më shumë dhe Xhorxhian me rreth 12,000 vota më shumë, duke siguruar 16 vota elektorale nga secili shtet. Zoti Biden grumbulloi gjithsej 306 vota elektorale ndaj 232 të marra nga Presidenti Trump në Kolegjin Zgjedhor, i cili përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Kolegji Zgjedhor mblidhet në 14 Dhjetor për të hedhur zyrtarisht votat.

Presidenti Trump, i cili pretendon në mënyrë të pabazuar se i fitoi zgjedhjet ka ndërmarrë një betejë të pasuksesshme ligjore për të zhbërë rezultatet e zgjedhjeve. Gjyqtarët gjithashtu kanë hedhur poshtë çështjet gjyqësore në Arizona, Pensilvani, Nevada dhe Uiskonsin.

“Ky proces gjyqësor duket se ka të bëjë më pak me ndihmën që kërkojnë paditësit – pasi kjo ndihmë është përtej fuqisë së kësaj gjykate – dhe më tepër me një përpjekje që pretendimet e tyre të ndikojnë tek besimi i njerëzve ndaj procesit demokratik, tek besimi i tyre ndaj qeverisë sonë,” shtoi gjyqtari.

Demokratët dhe të tjerë e kanë akuzuar Presidentin Trump se po përpiqet të dëmtojë besimin e publikut tek integriteti i zgjedhjeve amerikane dhe të minojë demokracinë. Një shumicë republikanësh në sondazhet e fundit kanë thënë se ata besojnë që zoti Trump i fitoi zgjedhjet dhe se ato u vodhën përmes mashtrimit të votuesve. Zyrtarët shtetërorë të zgjedhjeve kanë thënë se nuk ka prova për një mashtrim të tillë.

E marta është afati që shtetet të zgjidhin mosmarrëveshjet për zgjedhjet. Sipas ligjit amerikan, Kongresi e quan rezultatin e zgjedhjeve në një shtet “përfundimtar” nëse ai finalizohet deri në atë datë.

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni