Bota

“Kosova të heqë taksën”, Pompeo takohet me Thaçin: Hap jetik për të rifilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve

Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë.
Featured image of article: “Kosova të heqë taksën”, Pompeo takohet me Thaçin: Hap jetik për të rifilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Hashim Thaçi dhe Mike Pompeo

SHBA- Sekretari i Shtetit Michael Pompeo i bëri thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe. Sipas njoftimit të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, gjatë takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të mërkurën, Sekretari Pompeo i bëri thirrje Kosovës të shfrytëzojë momentin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve që synojnë krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit. Sekretari Pompeo, sipas zëdhënëses “pret që Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që popujt e të dy vendeve të kenë përfitimet maksimale ekonomike dhe tregëtare, një hap ky jetik për të rifilluar bisedimet për normalizmimin e përgjithshëm të marrëdhënieve”.

Sekretari i Shtetit, sipas zëdhënëses, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane. Sekretari Pompeo përshëndeti zgjedhjet e fundit dhe formimin e qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik për begatinë e Kosovës. Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po të mërkurën Presidenti Thaçi u takua në Pentagon me Zv/Sekretarin e Mbrojtjes David L. Norquist. Sipas zyrës së shtypit të Pentagonit, zv/sekretari Renquist përshëndeti Kosovën në vitin e saj të parë të një plani tranzitor 10 vjeçar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë. Zv/Sekretari i Mbrojtjes theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës për ndikim dhe zgjerim në Ballkanin Perëndimor. Edhe zyrtari i lartë i mbrojtes, bëri thirrje që të shfrytëzohet momenti i krijuar nga angazhimi i të dërguarit të posaçëm presidencial Richard Grenell, që Kosova dhe Serbia të rifillojnë përpjekjet për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve, në mënyrë që Ballkani Perëndimor të jetë një mjedis i sigurtë dhe i qëndrueshëm.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Një Koment në ““Kosova të heqë taksën”, Pompeo takohet me Thaçin: Hap jetik për të rifilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve

  1. Or zoteri Hashimovq si me duket ju besoni endrave qe ka kan nji spjegim te kundert,a nuk e kupton se te gjith ata qe ty ti bejne kodrat rafshe sa i perket NATOS,sa i perker pavarsise te Kosoves tani e kuptojne se kan bere nji gabim kurse tani del e verteta se ata nuk mund te fitojne prej Putinit dhe Serbise,a nuk e kupton te gjith at presion qe vjen nga Amerika ditet e fundit,nji shembull Amerikanet punojne se bashku me Korene e jugut dhe tju thot atyre se Korea e Veriut dote ndertone Hekurudhat ne Jug ,pra edhe nji Gomare dota kuptonte se cka deshirojne Amerikanet,dhe sa i perket Evropes keta kan ra pishman se e kan njohur Kosoven por pos te ishte e vertete nga zemra duheshte ti benin presion Serbise me gjith ata malltretimet ndaj popullit Shqiptare gjenocidet etj,etj jo ata i bejne Kosoves per taksen dhe keshtu i kthehet Kosova Serbise dhe ne fund dot ju pushkaton Serbi juve qeveritaret nji nga nji ose dote kerkoni dikund AZIL.

Shto Koment