Bota

Pompeo nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve, sekretari i shtetit amerikan: Do të ketë tranzicion të qetë në administratën e dytë Trump

Në një deklaratë për mediat ai ka refuzuar të pranojë fitoren, Joe Biden i cili tashmë është bërë President i SHBA-së, duke thënë se Donald Trump do të mbetet në pushtet.
Featured image of article: Pompeo nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve, sekretari i shtetit amerikan: Do të ketë tranzicion të qetë në administratën e dytë Trump Mike Pompeo

SHBA– Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, është shprehur se se shpejti do të ketë një  “tranzicion të qetë” pas zgjedhjeve në SHBA. Gjatë ditës së sotme, kur u pyet nëse është përgatitur që të përfshihet me e ekipin e tranzicionit të Biden, Pompeo tha se tranzicioni do bëhet në administratën Trump.

Në një deklaratë për mediat ai ka refuzuar të pranojë fitoren, Joe Biden i cili tashmë është bërë President i SHBA-së, duke thënë se Donald Trump do të mbetet në pushtet.

“Do të ketë një tranzicion të qetë në një administratë të dytë Trump. E drejtë. Bota po shikon se çfarë po ndodh. Ne do t’i numërojmë të gjitha votat. Kur procesi të përfundojë, do të ketë të zgjedhur. Po bëhet një proces, bota duhet të ketë besimin se tranzicioni i nevojshëm për të siguruar që Departamenti i Shtetit të jetë funksional sot, i suksesshëm sot dhe i suksesshëm me një president i cili është në detyrë më 20 janar një minutë pas mesdite gjithashtu do të jetë i suksesshëm. “- tha ai. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të shtunën, mediat projektuan fitues të zgjedhjeve kandidatin demokrat Joe Biden, falë 20 votave elektorale që mblodhi në vendlindjen e tij, në Pensilvani, duke u bërë presidenti i 46-të i vendit. Zgjedhjet në SHBA u zhvilluan më 3 nëntor, ndërkohë që numërimi i vullnetit të popullit zgjati disa ditë. Deri në shpalljen e rezultatit, dy kundërshtarët ishin në një garë të ngushtë kundrejt njëri-tjetrit.  Ndërkohë Trump është shprehur se do e çojë në Gjykatën e Lartë çështjen e zgjedhjeve pasi pretendon se janë vjedhur votat dhe është manipuluar rezultati i zgjedhjeve.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment