Bota

Pompeo mbështet Trump dhe kërkon mbylljen e Tik Tok: Vjedh të dhënat personale e i dërgon në Kinë

Pompeo u shpreh se përdorimi i këtij aplikacioni i ekspozon të dhënat personale të amerikanëve dhe sipas tij të gjitha të dhënat shkojnë direkt te qeveria kineze.
Featured image of article: Pompeo mbështet Trump dhe kërkon mbylljen e Tik Tok: Vjedh të dhënat personale e i dërgon në Kinë Tik Tok

SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është shprehur pro propozimit të bërë nga Presidenti Donald Trump për të ndaluar përdorimin e rrjetit sociale, Tik Tok. Në një intervistë në Fox News, Pompeo u shpreh se përdorimi i këtij aplikacioni i ekspozon të dhënat personale të amerikanëve dhe sipas tij të gjitha të dhënat shkojnë direkt te qeveria kineze.

Sipas CNN, Pompeo tha se Trump do të prezantojë masa të forta në ditët në vazhdim për të kufizuar rrezikun e kompanive të softuerëve ndaj sigurisë kombëtare. Ai kritikoi edhe ata drejtues kompanish që thanë se nuk e dinin se Partia Komuniste Kineze po grumbullon të dhënat personale të amerikanëve dhe se po vjedh pronën intelektuale të SHBA.

Këto kompani kineze që bëjnë biznes Shtetet e Bashkuara, qoftë TikTok apo ËeChat, po ushqejnë të dhëna direkt tek Partinë Komuniste Kineze. Ato mund të vjedhin modelin e fytyrës, mund vjedhin informacion në lidhje me vendbanimin tuaj, numrat e telefonit dhe jetës suaj”, shton Pompeo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

TikTok është një fenomen mediatik, por Trump ka bërë thirrje për ndalimin e tij mes shqetësimit për sigurinë kombëtare nga të dhënat personale që grumbullon aplikacioni.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment