Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga reagimi i KLGJ-së, Rama u shpreh se bie dakord me pjesën se çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "X" ka reaguar në lidhje me deklaratën e KLGJ-së për akuzat që ai ka hedhur ndaj gjyqtarëve që kanë dhënë vendimet për subjektet e ndërtuara pa leje në hapësira publike. Rama në reagim është shpehur se e ka lexuar me vëmendjen reagimin teksa theksoi se kjo deklaratë e KLGJ-së ka ardhur pasi ai ka folur lidhur me disa vendime skandaloze të gjyqtarëve.
Ai u shpreh se KLGJ ka harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit. Nga reagimi i KLGJ-së, Rama u shpreh se bie dakord me pjesën se çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse. Kryeministri gjithashtu tha se anëtarët e KLGJ nuk duhet të harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e ai e bën punën.
"Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale gjykatësish, të cilët u kanë dalë në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike, në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.
Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar - gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik - po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE", shkruan Rama.
Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale gjykatësish, të cilët u kanë dalë në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike, në dëm të rendit ligjor, interesit publik si… pic.tëitter.com/9d7hoiPMNI
— Edi Rama (@ediramaal) August 29, 2025
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme ka njoftuar se ka dekretuar harmonizimin e listës së organizatave...
Foto TIRANË- Komisioni për Çështjet Europiane është mbledhur paraditen e sotme për të shqyrtuar projekt pozicioni...
Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar rreth një punimi që kishte përmba...
Prishja e objektit TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi të publikuar së fundmi në "Facebook" ka ndarë pamje ...
kryemadhi, meta TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për presidentin e PL-së, Ilir Metën dhe ish-deputeten, Monika Kr...
naun shundi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të aktorit Naun Shundi p&eu...
belind kelliçi TIRANË- Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi ka dhënë sot një deklaratë për med...
foto ilustruese PRISHTINË- Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë një ankesë të parashtruar nga dy anëtarë t&eu...
vjosa osmani PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje partive parlamentare ta gjejnë një zgjidhje n...
jorgo goro TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro është liruar nga burgu. Pas dy vitesh në qeli, bëhet me dije se Go...