LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama: Turizëm në 365 ditë! S'ka leje hotelesh pa argëtim për fëmijët. Emigrantët të investojnë këtu

• “Shqipëria do të kthehet në një vend me potencë turistike dhe do të heqë nga fjalori fjalën ‘sezon turistik’!” Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në një takim me ministret Mirela Kumbaro dhe Delina Ibrahimaj në mbarim të verës. Kryeministri tha se Shqipëria duhet të jetë turistike 365 ditë të vitit. Ai u shpreh se sot turizmi përbën 17% të prodhimit të brendshëm bruto, nga 4% që ishte më pare, duke shtuar se tashmë investimet duhet të fokusohen në agroturizëm. • Referuar emigrantëve shqiptarë që shkojnë me gomone në Londër në këmbim të 30 mijë paundëve, Rama u shpreh se ato para nuk do të bëjnë që shqiptarët të gjejnë parajsën në Angli, por i shtoi ata të investojnë në agroturizëm në Kukës. Sipas Kreut të Qeverisë, ata që do të kthehen për të investuar në Kukës do të kenë edhe mbështetjen e qeverisë. • Kryeministri tha se qeveria nuk favorizon të pasurit, referuar lejeve për ndërtimin e hoteleve me katër apo pesë yje. Ai u shpreh se ndërtimi i këtyre hoteleve bën që në vendin tonë të mos vijnë turistë me ‘bukë me vete’ por ata që shpenzojnë para. • Rama foli edhe për ndërtime pa leje teksa u shpreh se nuk do të ketë jepen më leje për fshatrat turistike, që nuk ofrojnë hapësira argëtimi për fëmijë. Ai tha se ndërtuesit shpëtojnë pas ngritjes së kullave pa leje duke u dhënë para prokurorëve, por përsëriti nismën e ndërmarrë për katet e ngritura duke shtuar se asjë nga biznesmenët nuk do ta ‘gëzojë’ asnjë prej tyre. Sipas Ramës, vendi ynë turpërohet duke u marrë me kotece pulash, referuar rastit të 80-vjeçares në Vlorë. Për këtë gjë, ai tha se fajin e kanë institucionet e mbushura nga ‘llumi’. • Pastrami ka qenë një nga pikat që ka cekur Rama. Ai lavdëroi Lezhën me në krye Pjerin Ndreun, ndërkohë që nuk la pa thumbuar kryebashkiakun Dritan Leli. Duke nënkuptuar Bashën, Rama tha se në kohën që Tirana drejtohej nga PD-ja, flinte gjumë më pisllëkun.

12 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Kumbaro: Brenda muajit dhjetor bizneset duhet të pajisen me leje për plazhet

Rama: Turizëm në 365 ditë! S'ka leje hotelesh pa
Mirela Kumbaro

DURRËS- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë të ditur se brenda muajit dhjetor, të gjitha bizneset duhet të pajisen me leje për plazhet. Kjo deklaratë u tha gjatë bilancit të sezonit turistik, që u zhvillua ditën e sotme në Durrës.

'Kemi qenë pa ndërprerë në territor çdo ditë. Bashkia e Himarës ka një rekord duke rritur të ardhurat me 137%. Nëse i referohemi shifrave të kaluar është kaluar mbi 2 mln vizitorë krahasuar me vitet e tjera. 29% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me vitin e kaluar. Kemi rritje nga Anglia, Holanda, Gjermania, Italia apo edhe Spanja. Kjo tregon për reputacionin në rritje të Shqipërisë.

Kemi një interes në rritje edhe për zonat e mbrojtura. Duke shkuar drejt objektivit që të kemi turizëm për gjatë gjithë vitit. Për vitin 2023 puna ka nisur që më 25 gusht. Stacionet e plazheve dhe zbatimi i rregullave të reja që kemi vendosur me VKM do të hyjnë në funksion brenda vjeshtë. Nga data 1 Nëntor deri në 30 do të hapet aplikimi për subjekteve që aplikojnë për menaxhimin e stacioneve të plazheve. Ata që duan të ushtrojnë aktivitetin për ankorimin e mjeteve lundruese duhet të pajisen me leje të posaçme deri në datë 31 Dhjetor”, deklaroi Kumbaro.

2 MUAJ ME PARE

Rama: S’po favorizojmë të pasurit, por hotelet me 4-5 yje nuk sjellin turistë që marrin bukën me vete

Rama: Turizëm në 365 ditë! S'ka leje hotelesh pa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se turizmi në një vend nuk favorizohet nga turistë që vijnë me bukë me vete. Nga Durrësi, aty ku u bë bilanci i sezonit turistik, Rama tha se hotelet me 4 ose 5 yje nuk sjellin turistë që vijnë për të kaluar një natë apo 2. 

'Struktura e re është rezultat i politikës së ndjekur nga ana jonë për të stimuluar sipërmarrjet në turizëm që adresojnë nevojën e krijimit të strukturave me 4 ose 5 yje. Shpesh herë keqkuptohet ose keqinterpretohet qëllimisht për t’iu krijuar njerëzve idenë se kjo që bëjmë ne me këto struktura është favorizim i më të pasurve. Në fakt krejt e kundërta është e vërtetë. Rritja e pranisë së infrastrukturave në vendin tonë është favorizim i ekonomisë kombëtare, i gjithë rrjetit të shërbimeve, i prodhuesve vendas të të gjithë asaj pjese të ushqimit që vjen drejtpërdrejt nga ferma shqiptare, i konsumit. Këto janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti nga ai që vjen thjesht për të kaluar 1 apo 2 ditë ose nga ai që vjen me bukë me vete.

Mbi të gjitha, për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim për këto struktura, poe punonjësit janë me paga mbi mesataren edhe për punët më të thjeshta. Prandaj e çmoj përpjekjen e bërë në këtë drejtim nga të gjithë sipërmarrësit. Hoteleria është sipërmarrje fitimprurëse por kërkon kapital intensiv”, tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

Rama: Prokurorët marrin para e mbyllin çështjet e ndërtuesve të mëdhenj, na nxorrënbojën me kotece pulash

Rama: Turizëm në 365 ditë! S'ka leje hotelesh pa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar prokurorët se po i nxjerrin 'bojën' Shqipërisë duke favorizuar ndërtuesit e pasur e të paligjshëm në këmbim të parave. Në një takim me ministret Mirela Kumbaro e Delina Ibrahimaj, Rama tha se kur bëhet fjalë për një kotec pulash e dritaret, referuar 80-vjeçares në Vlorë e këngëtarit Bojken Lako, prokurorët kërkojnë dënime. Kurse për ndërtuesit e paligjshëm tha se nuk jepet asnjë ndëshkim.

"Jemi ndjerë shumë herë të turpëruar për fajin e llumit në drejtësi. Llumi në drejtësi bashkë me atë në policinë e shtetit dhe atë nëpër inspektoriate e ka shumë të lehtë të çojë me ndihmën e prokurorëve të zellshëm që kur vjen puna tek ndërtuesit e mëdhenj, e mbyllin me para çështjen. Njerëz që kanë ndërtuar pa leje një mur, një gjysmë shtese në fshat dhe raste flagrante janë bërë dhe publike. Një kotec, një avulli, dritaret e Bojken Lakos, që me të marrë me të nxjerr dhe bojën botërisht jo vetëm si individ por edhe gjithë shtetin si dhe e kanë të pamundur të veprojnë ndaj kateve pa leje në mes të Tiranës,"- tha Rama ndër të tjera. 

2 MUAJ ME PARE

KUSHTI/ Rama: Nuk japim leje për hotele që nuk kanë hapësira argëtimi për fëmijët

Rama: Turizëm në 365 ditë! S'ka leje hotelesh pa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se asnjë hotel apo fhsat turistik nuk do të ngrihet më, pa pasur programe për të pasur dhe argëtime për fëmijët. Në një takim me ministret Delina Ibrahimaj e Mirela Kumbaro, Rama tha se prioritet kur të jepen lejet për ndërtime do të bëjnë edhe komponentët që do të kenë për fëmijët. 

"Kemi një sezon turistik për të mëdhenjtë ku fëmijët janë zgjatim i bishtit të çadrës. Kjo kërkon një adresim. Nuk do japim më leje për fshatra turistik që nuk do të kenë komponentin për hapësirat për fëmijët. Ashtu si edhe në hotele nuk do japim më lejë nëse nuk është komponenti i argëtimit për fëmijët,"- tha Rama ndër të tjera. 

2 MUAJ ME PARE

PARALAJMËRIMI/ Rama-ndërtuesve: Nuk do gëzoni asnjë metër që keni ndërtuar pa leje

Rama: Turizëm në 365 ditë! S'ka leje hotelesh pa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu drejtua ndërtuesve me një mesazh të qartë. Duke iu thënë se nuk do prekin dot asnjë metër katrorë nëse kanë ndëruar pa leje. Në Durrës, aty ku u bë bilanci i sezonit turistik, Rama tha se Qeveria nuk po amniston asnjeri kur bëhet fjalë për ndërtimet pa leje e se faji është te sistemet e drejtësisë.

'Nuk do të japim më leje për fshatrat turistikë që nuk do të kenë komponentin për argëtimin e fëmijëve. Edhe në lejet për hotelet kërkohet ambient i posaçëm për fëmijët. Do të ngremë një strukturë që sezoni turistik të jetë i mbushur me aktivitete, guida. Sfida jonë është që fjalën sezon turistik ta heqim fjalori. Shqipëria duhet të jetë turistike në 365 ditë të vitit.

Ne do të heqim fjalën sezoni turistik që avionët dhe rrugët të kenë flukse turistësh me pak më shumë apo pak më pak. Kjo do të kërkojë konceptim të ri të vijës bregdetare për periudhën e dimrit. E dinë shumë mirë të gjithë sipërmarrësit që kanë nevojë për punonjës. Por e dinë shumë mirë që pagën e kanë të lartë, të mundur në sezon por jo gjatë gjithë vitit kur nuk kanë punë. Sfida është të krijojmë më shumë punë, të krijojmë përtej asaj që vjen nga dielli dhe deti. Në mbyllje dua të nënvizoj se akoma kemi probleme me ndërtimet. Kemi më pak ndërtime pa leje por kemi akoma. Kemi shumë ndërtime me leje por që nuk e respektojnë në aspektin e arkitekturës dhe cilësisë. Pa i përmbushur këto të dyja dhe pa rritur cilësinë e ndërtimeve të destinuara për turizëm lëmë mangët një komponent të rëndësishëm. Do e shtrëngojmë akoma më shumë politikën kundër ndërtimeve pa leje. Ajo që kemi nisur nuk do të ndalet. Askush nuk do e gëzojë dot një metër katror tepër jashtë lejes. Ndërkohë që dua të sqaroj për aspekte penale të çështjes ato janë punët e tyre me drejtësinë. Qeveria nuk amniston askënd. Kemi nxjerrë një mësim të rëndësishëm. Jemi ndjerë të turpëruar për llumin në sistemin e drejtësisë. Llumi në drejtësi bashkë me llumin në policinë e shtetit e ka të lehtë të çojë me ndihmën e prokurorëve të zellshëm që kur vjen puna te ndërtuesit e mëdhenj e mbyllin me para çështjen dhe ata që bëjnë një gardh në fshat dhe raste flagrante janë bërë dhe publike. Një kotec, një mur mbajtës, një avlli, dritaret e famshme të Bojken Lakos që me të marrë dhe më të nxjerrë edhe bojën botërisht. Dhe e kanë të pamundur të veprojnë ndaj kateve pa leje në mes të Tiranës. Kur ne e kemi nisur këtë betejë nuk ka pasur pallat në Tiranë që nuk kanë pasur kat pa leje'- tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

Kapet me Lelin e Bashën/ Rama: Me përjashtimin të Vlorës kemi pasur një sezon më të pastër se kurrë! Tirana flinte gjumë

Rama: Turizëm në 365 ditë! S'ka leje hotelesh pa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka 'thumbuar' sërish kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli dhe ish-kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha. Referuar pastërtisë në bashki, Rama tha se vetëm Vlora bën përjashtim, ndërsa të tjerat kanë qenë më të pastra se kurrë. Për Tiranën, kreu i qeverisë tha se flinte me pisllëkun në kohën që drejtohej nga Partia Demokratike. 

"Sot me përjashtimin spektakolar të Bashkisë së Vlorës mund të themi se kemi pasur një sezon më të pastër se ndonjëherë, se në krahasim me pisllëkun që kemi qenë, është një sezon realisht i pastër. Duke filluar nga Tirana, të gjitha përshtypjet e të anketuarave për mendimin mbi Tiranën fillojnë me pastërtinë. Një kryeqytet që ishte simbol i pisllëkut, në ato katër vite që ra në gjumë së bashku me atë që gërhiste, tashmë është fakt që është i pastër,"- tha Rama ndër të tjera. 

2 MUAJ ME PARE

Ndërtimet pa leje, Rama: Nxorëm mësim, u turpëruam nga llumi në drejtësi, polici e inspektoriate

Rama: Turizëm në 365 ditë! S'ka leje hotelesh pa
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se lufta ndaj ndërtimeve pa leje do të vijojë. Nga Durrësi, Rama preku edhe çështjen e ndërtimeve pa leje për të cilën tha se Qeveria ka nxjerrë një mësim të rëndësishëm.

'Akoma kemi probleme me ndërtimet, kemi shumë ndërtime me leje që respektojmë detyrën, në shumë raste nuk respektohet. Ngacmimi i territorit jashtë lejeve dhe jashtë planit, pa rritur cilësinë e ndërtimeve lëmë mangut një komponent, do ta shtrëngojmë këtë, ajo që ne kemi nisur nuk do ndalet, askush nuk do gëzojë një metër katëror jashtë lejes, ta gjejnë vetë se cfarë do të bëjnë, do ta dhurojnë do ta blejnë me çmimin e tregut, se gjobën do ta paguajnë, apo do iu konfiskohet fare. Ato janë punët e tyre me drejtësinë, Qeveria nuk amniston askënd. Kemi nxjerrë një mësim të rëndësishëm, jemi ndjerë të turpëruar për faj të llumit që ndodhet në sistemet e drejtësisë, llumi në drejtësi dhe policinë e shtetit e nëpër inspektoriate e kanë të lehtë të cojë me ndihmën e prokurorëve, që kur vjen puna te ndërtuesit e mëdhenj e mbyllin me para cështjen. Raste janë bërë publike, një kotel, a një dritare e Bojken Lakos, me të marrë ftyrën.

Kur kemi nisur këtë bejteje nuk kishte pallat me ndërtim me leje, i ndërtonin i shisnin e iknin. Nuk ka më por ka akoma, mësimi që kemi nxjerrë është se këta me prokurorët e korruptuar, e zgjidhin. Siç e zgjidhin dhe ata që nga një anë tatimet i cojnë në prokurori e dalin pa lagur, Asnjë metër nuk do ta gëzojnë dot ata që e kanë për ta shitur. Ka filluar kontrolli dhe gjatë bregdetit. Ky mësim t'u bëhet mësim. '- tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

Rama flet sërish për sigurinë në plazhe: Tragjedia e Jonadës ishte këmbanë alarmi

Rama: Turizëm në 365 ditë! S'ka leje hotelesh pa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli sërish për sigurinë në plazhe. I pranishëm në një takim për turizmin bashkë me dy ministret, Mirela Kumbaro e Delina Ibrahimi, Rama tha se vdekja tragjike e të voglës Jonada Avdiaj ka qenë këmbanë alarmi për sigurinë e plazheve dhe motorët e ujit. Ai tha se nisma e re do t'i japë zgjidhje kësaj problematike që rrezikon jetën e turistëve. 

"Jemi vetëm pak javë nga përfundimi i procedurave për përfundimin e portit më të madh të mesdheut. Turistik. Këtu në Durrës. Dhe natyrisht dihet se çfarë sjellin portet turistike. Janë ata lloj turistësh që lënë varkat e tyre dhe dua të them që kemi disa gjëra shumë të rëndësishme për të bërë për sigurinë në plazhe si rezultat i mjeteve lundruese. Tragjedia që ndodhi ishte një këmbanë e fortë alarmi për këtë punë. Kam shumë besim që edhe me planin që është bërë për të mos lejuar më jetski kudo por për t’i sistemuar në një vend të caktuar e nisjen e njësisë së re,"- tha Rama ndër të tjera. 

2 MUAJ ME PARE

Rama thirrje ‘çunave të Londrës’: Me agroturizëm në Kukës fitoni më shumë se nga çdo punë e ‘bardhë’ apo e ‘zezë’ në Angli

Rama: Turizëm në 365 ditë! S'ka leje hotelesh pa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që shkojnë në Londër që paratë që ua japin trafikantëve për rrugën me gomone, t'i investojnë në Shqipëri. në një takim në lidhje me turizmin, Rama tha se me 30 mijë paund asnjë prej shqiptarëve nuk do ta gjejë parajsën në Angli, por në Kukës. Sipas kreut të qeverisë, të gjithë emigrantët që do të investojnë në agroturizëm do të kenë edhe mbështetjen e maxhorancës. 

"Investimet që po bëhen na e mundësojnë këtë ambicie. Kemi rritje të lrmisë së vendeve të punës për shumë më tepër vende pune të specializuar dhe patjetër rritje të pagave. Aeroporti i Vlorës po ecën me ritme dhe është i garantuar nga marrëveshje me operatorin e Mynihut. Dhe kjo nuk është pak gjë. Është shumëçka. Aeroporti i Sarandës do të jetë në kantier gjatë këtij mandati. Ai i Kukësit ka hapur një perspektivë të re dhe ne po vijojmë me investime të rëndësishme në zonën e Kukësit, përsa i përket turizmit. Dhe është kollaj të qeshësh, shumë më kollaj të përqeshësh. Akoma më kollaj të manipulosh e të helmosh, por unë e përsëris, sado që përsëri mund të përqeshem e mund të përdoret për të manipuluar se të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë rrugët e frikshme të emigracioni klandestinë në duart e trafikantëve, në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur në Angli. Me ato 30 mijë paund mund të bëjnë ekonominë e tyre atje në Kukës. Dhe këtë nuk e them bazuar në atë që kam parë në një ëndërr me sy mbyllur, por bazuar në realitet. Të shkojnë e të pyesin. Të gjithë ata që duan të bëjnë agroturizëm në Kukës, qeveria do t’i mbështesë. Do të fitoni më shumë se ç’fitoni nga punët në Angli, të bardha apo të zeza. Agroturizmi po jep rezultat shumë të mirë kudo. Është një para e pastër, një para e sigurtë,"- tha Rama ndër të tjera. 

2 MUAJ ME PARE

'Bëheshim lajm për pisllëkun'/ Rama: Shqipëria tani e nxjerr kokën, rekomandohemi për turizëm

Rama: Turizëm në 365 ditë! S'ka leje hotelesh pa
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria është kthyer në një vend që po rekomandohet për turizëm. Gjatë eventit për bilancin e sezonit turistik veror, Rama tha se kohë më parë, vendi ynë dilte në media si shtet që ishte i pistë dhe i ndotur, ndërsa tani është krejt e kundërta.

'Nëse kthejmë kokën pas shumëkush e ka harruar, e keqja harrohet shpejt e mira nuk mbaron kurrë, kemi pasur një turizëm krejtësisht primitv dhe jashtë çdo lloj standardi të konkurrencës ku Shqipëria ka fatin por edhe peshën e vështirësisë mes lojtarësh botërorë të turizmit mes lojtarësh botërorë të turizmit, Greqia, Italia dhe lojtarësh rajonalë. Deri para 30 vjetësh kemi qenë një vend pa turizëm dhe sot pjesëmarrja e këtij sekotori në volumin e ekonomisë është nga 4-17%.

Kemi qenë një vend që bënim lajm për pisllëkun, që dilnim në mediat e huaja si një vend i ndotur. Jo më larg se këtu kemi pasur një nga gangrenat më të shëmtuara të kontinentit europian që bënte lajm në mediat më të rëndësishme dhe është bërë subjekt i kronikave televizive në Gjermani, Angli e kështu me radhë. '- tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

Sezoni turistik/ Rama: Në 6 muaj përfituam 1 miliard të ardhura, hotelet dhe apartamentet ishin plot

Rama: Turizëm në 365 ditë! S'ka leje hotelesh pa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se gjatë 6 muajve sezon turistik në vend, janë përfituar 1 miliard të ardhura. Teksa bëri bëri bilancin e sezonit turistik, Rama u shpreh se gjatë kësaj periudhe hotelet dhe apartamentet në Tiranë kanë qënë plot. 

' Ju falenderoj për mikëpritjen. është rezultat nga ana jonë për të stimuluar krijimin e strukturave me 5 yje, me 4 dhe me 5. Shpesh herë keqkuptohet, për t'i krijuar njerëzve idenë se ajo që ne bëjmë është favorizim i më të pasurve. Kjo që bëjmë ne, dhe rritja e pranisë tonë është favorizim i ekonomisë kombëtare, i rrjetit të shërbimeve, favorim i të gjithë asaj pjese që vjen drejtpërdrejt nga skema. Këto janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti për të kaluar një ditë ose 2 ditë. Nga ai lloj turisti që rrit masën por jo të ardhurat në ekonomi. Eshtë një fakt i thjeshtë dhe i vërtetueshëm dhe në Shqipëri. Për ata që flasin për nevojën për një punësim të mirëpaguar, këto janë struktura që punojnë punonjësit me paga mbi mesatare dhe për punët më të thjeshta, E cmoj përpjekjen e bërë në këtë drejtim, për ata sipërmarrës dhe për të tilla struktura. Dihet se hoteleria është një sipërmarrje fitimprurëse por kërkon durim për të nxjerrë fitime. Ne kemi pasur një sezon surprizues, për sa i përket flukseve të të ardhurave, në 6 mujorin e parë kemi kaluar 1 mlrd të të ardhurave nga turizmi, dyfish i vitit të kaluar. Kemi pasur prurje për zonën veriore, falë investimeve të mirëmenduara dhe do të vazhdojmë t'i bëjmë. Tirana ka pasur një boom të jashtëzakonshëm turistësh, kanë preferuar dhe qëndrimin në Tiranë. Ka pasur fluks në hotele dhe në apartamente që janë marrë me qera. Shifra e pjesmarrjes së turizmit në prodhimin kombëtar të Shqipërisë. Turizmi ishte rreth 4% kur nisëm ne, nëse kthejmë kokën pas shumë kush e ka harruar, kemi pasur një turizëm krejt primitiv dhe jashtë çdo lloj standarti të konkurencës. '- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE