LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama: SHELL zbuloi sasi të madhe gazi e nafte në nëntokën shqiptare, gjyqësori jo ku duhet

• Kryeministri Edi Rama tha nga Holanda se SHELL po realizon në nëntokën shqiptare një zbulim shumë të madh gazi dhe nafte, gjë që sipas tij jo vetëm do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë por edhe ndikon në Evropë. • Në një takim me investitorë holandezë, Rama tha se stabiliteti politik në Shqipëri nuk është shqetësues për ta, pasi sipas tij vendi ynë i trajton mirë të huajt, ndryshe nga çfarë bën me vendasit. • I pyetur në lidhje me infrastrukturën rrugore, portet e aeroportet, Rama tha se kërkon që të habitetm e ide nga investitorët • Për çështjen e pronave, kreu i qeverisë u shpreh se në Shkodër tokat janë ndarë ‘si burrat’, por tashmë po bëhet platforma e digjitalizimit. Përprotestat, Rama tha se në vendin tonë kjo është një element spazmatik që bëhet vetëm para zyrës së tij, pasi të gjithë e konsiderojnë veten • I pyetur në lidhje me sigurinë në sistemin gjyqësor, Rama u shpreh se gjërat kanë ndryshuar për shkak të reformës, por që drejtësia nuk është në nivelin që kërkohet dhe se ka shumë mangësi. • Rama ndau me investitorët dhe historinë e një personazhi VIP që nuk kishte pranuar të futej në Shqipëri pa armatime, por që më vonë ishte ndjerë i sigurtë dhe i kishte kërkuar ndjesë vetë kryeministrit. • Të pranishme në takim ishin edhe ministres Belinda Balluku e Delina Ibrahimaj, të cilat floën për ligjin e investimeve strategjike dhe për aeroportin e Vlorës që sipas anëtares së kabinetit qeveritar do të kryejë fluturime përtej oqeanit.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VD-Investitori pyet për pronat, Rama: Në Shkodër tokat u ndanë si burrat, po bëhet digjitalizimi

Rama: SHELL zbuloi sasi të madhe gazi e nafte në nëntokën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të bëhet digjitalizimi për pronat. Në një takim me një grup investitorësh në Holandë, Rama tha se në Shkodër është arrihet që bë bihet dakort mes qytetarëve për pronat, por nuk ka ndodhur e njëjta gjë në të gjithë vendin. Ndaj shtoi se është përgatitur platforma për këtë gjë. 

Pjesë nga biseda:

Së bashku me mikun tim shqiptar kemi ngritur një biznes për bërjen e verës në Shkodër, tashmë prodhojmë verë nga varieteti lokal i rrushit. Mund t’ju them që jemi të vegjël, por ka qenë një aventurë. Çdo gjë bëhej në kohë. Njoh edhe dia prej probleme që kemi hasur, që është mungesa e dokumentacionit të pronësisë, çfarë prisni, cili është plani sepse mendoj që është element kyç për të huajit

Edi Rama: Ajo që ju keni nuk është diçka e vogël, kam dëgjuar se çfarë bëni dhe produkti juaj është shumë i mirë. Në shtator do të jemi me panairin e verërave në Ballkanin e Hapur. Ju, shqiptarët dhe ai shqiptar që ka qenë shumë i zgjuar që të bëjë partneritet me holandezin është i ftuar. Dua të them dy gjër,a në fushën ku ju punoni, për shkak të një tradite ndryshe, ligji për pront pas komunizmit nuk është zbatuar. Mbështetet në konceptin e shpërndarjes së tokës kundrejt të gjithë njerëzve që ishin anëtarë të partisë komuniste, të beheshin të vetëmjaftueshëm individualisht, ndarja u bazua në një formulë, por në atë pjesë ku ju punoni, njerëzit njohin kufijtë e vjetër, kështu që ata bënë diçka që nuk qe e mundur të bëhej në këtë nivel në të gjithë vendin, mbështetur në kufijtë e vjetër. Trajtimi i kësaj çështjeje është bërë si burrat dhe kanë rënë dakort kështu. Gjithsesi ka nisur procesi i digjitalizimit dhe nëse nuk ka ndodhur ende aty ku jeni, do të bëhet, shpresoj që në vitin 2024, gjithë pronat do të jenë digjitalizuar.

1 VITE ME PARE

VD-"Veza apo pula?" Investitori pyet për objektinvin e infrastrukuturës, Rama: Eja na habit me ide

Rama: SHELL zbuloi sasi të madhe gazi e nafte në nëntokën
Edi Rama

HOLANDË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që investitorët holandezë ta habisin me ide për infrastrukturën në vend. Në një bisedë në Holandë me një investitor strategjik, Rama tha se çdo ide është e mirëpritur në vendin tonë. 

Pjesë nga biseda:

Unë merrem me infrastrukturën, pyetja ime ka të bëjë me ishte veza apo pula, e kuptoj që një vend si i juaji kërkon zgjidhje specifike, por nuk e dimë se cilat janë ato që ju kërkoni. Ajo që ne shohim për të zgjidhur problemin veza apo pula është një master-plan, një mjet për të arritur objektivin, duam të dimë se cili është master-plani që ta dime si mund t’ju ndihmojmë.

Edi Rama: Së pari dua të theksoj se kemi pasur privilegjin të punojmë me arkitektë dhe planifikues urbanë nga ky vend që është parajsa për këtë gjë, kemi shënuar përparim në këtë vend. Kemi një master-plan që është i integruar me rrjetin evropian për rrugët, portet dhe aeroportet. Thejsht duhet të vini dhe të ndani me ne idetë e mundshme dhe të habitshme nëse doni të bëni diçka në Shqipëri, më pas do të jetë çështje kimie dhe çështje negociatash, por e kemi master planin. E dimë se çfarë vjen më pas e më pas.

1 VITE ME PARE

VD-Rama: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka probleme, nuk është aty ku duhet

Rama: SHELL zbuloi sasi të madhe gazi e nafte në nëntokën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se sistemi gjyqësor në Shqipëri nuk është aty ku duhet. Në një bisedë me investitorë holandezë, Rama tha se është bërë reforma në drejtësi, se Vettingu imponoi një pastrim e se thuajse 60% të gjyqtarëve ekzistues, por vendet bosh nuk janë të lehta për tu përballuar apo për t’i zëvendësuar ato.

Pjesë nga biseda: 

Nuk po flas si dikush që ka një profil nga politika, flas nga zemra, e dashuroj vendin, kam dy vjet që jetoj aty, në këndvështrimin tim dua të pyes nëse një investues i huaj mbështetet në një pushtet gjyqësor të pavarur. Kam punuar krah për krah me institucionet, nuk kam parë në asnjë vend që janë rivlerësuar gjyqtarët, nuk ka. Ju them që është një vend i besueshëm.

Edi Rama: Faleminderit për këto fjalë por do të thojë që sistemi unë i drejtësisë ka ende probleme, nuk është aty ku duhet, kur vjen fjala për të huaj, për investuesit nga jashtë, ka shumë kujdes dhe vëmendje për të mos krijuar shqetësime, për tanët më pak. Jemi të mirë për të dëmtuar veten, keni të drejtë, janë të dobishme dhe vijnë nga dëshmitarë, por ende nuk kemi arritur aty ku duhet, kemi nisur një reformë që është në procesin e rindërtimit, Vettingu imponoi një pastrim, thuajse 60% të gjyqtarëve ekzistues, por vendet bosh nuk janë të lehta për tu përballuar apo për t’i zëvendësuar ato. Duhen të dyja, gjyqtarë, njerëz të aftë por edhe të ndershëm, të aftë dhe të pandershëm janë problem. Nuk është e lehtë.

1 VITE ME PARE

VD-Rama: Në Shqipëri protestohet para zyrës time sepse të gjithë janë kryeministra më vete, një element spazmatik

Rama: SHELL zbuloi sasi të madhe gazi e nafte në nëntokën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i konsideroi kalimtare protestat në Shqipëri. Në një bisedë me investitorët në Holandë, Rama tha se të gjithë në Shqipëri mendojnë se janë kryeministra e ndaj dalin para zyrës së tij dhe protestojnë.

Pjesë nga biseda: 

Jam drejtues i një kompanie, investojmë kudo, në botë e Meksikë, ajo që shohim kur investojmë jashtë është që situate politike ndryshon. Pra si e parashikoni të ardhmen dhe stabilitetin ekonomik të Shqipërisë.

Edi Rama: Dëgjo, Shqipëria ka një element specifik përtej stabilitet apo jo politik. Është mikpritesë ndaj të huajve, të haujt që vijnë në Shqipëri, nga qytetarët normal tek investuesit marrin një trajtim normal, në përgjithësi flas. Shqipëria është zhvilluar me një ligj mikpritjeje, në ligjin tonë të parë, Kanunin, është mikpritja. Fjalia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut thuhet në rreshtin e parë. Kemi protesta ndonjëherë, në 2 mijë metërshin katrorë përballë kryeministrit sepse jemi një vend ku të gjithë janë kryeministra më vete. Por nuk çon kurkund, është një element spazmatik i vendit tonë, ajo që po kalojmë me fermerët sot për sot do të quhej dhunë brutale, nuk kemi asgjë për tu shqetësuar për stabilitetin politik apo për faktin që je i huaj. Ne kujdesemi mirë për të huajt.

1 VITE ME PARE

VD-Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës synon që të ofrojë fluturime përtej oqeanit

Rama: SHELL zbuloi sasi të madhe gazi e nafte në nëntokën
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja Belinda Balluku tha se në aeroportin e Vlorës planifikohet që të ketë fluturime përtej oqeanit. Në një bisedë me investitorët në Holandë, Balluku tha se Vlora do ta ofrojë këtë, me një pistë prej 3.2 kilometra.

"Një prej aeroporteve më të mëdha në rajon ka nisur që të ndërtohet në Vlorë, i cili synon që të jetë ofrojë fluturime nga përtej oqeanit që aktualisht nuk është diçka që behet në rajon, por Vlora do ta ofrojë këtë, me një pistë prej 3.2 km Vlora do të mund të presë të gjitha fluturimet përtej oqeanit dhe ta kthejë Shqipërinë në një qendër për Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu infrastruktura është një nga shtyllat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit,"- tha Balluku. 

1 VITE ME PARE

VD-Kush ishte VIP-i? Rama: Kërkoi armatime për të hyrë në Tiranë, Garda kishte vetëm pistoleta

Rama: SHELL zbuloi sasi të madhe gazi e nafte në nëntokën
Edi Rama

HOLANDË- Kryeministri Edi Rama ka treguar historinë e një personazhi publik që nuk pranonte të futej në Tiranë pa masa të forta sigurie. I pranishëm në një takim me investitorë holandezë, Rama tha se personi në fjalë kishte kuptuar gabimin dhe më pas kishte kërkuar ndjesë. Ai tha se vetë VIP-i i kishte rrëfyer se ishte ndjerë mjaft mirë në Shqipëri. 

"Mu desh të tregoja një tjetër histori me një holandez, një VIP, nuk dua ta përmend se kush është , por duhet ta njihni. Marr një mesazh nga drejtori i zonës VIP në aeroportin e Tiranës që më thotë të lutëm më merr urgjent, sikur kishte zjarr, bombë apo diçka katastrofike. Mora në telefon dhe më thotë, ndjesë dua orinetim, kemi një situatë që nuk e kemi hasur kurrëm ëp arë. Më thotë kemi një VIP me dhjetëra njerëz që nuk duan të hynë në Tiranë. Ka ardhur, por nuk do të hyjë. Pikërisht, nuk vjen sepse nuk ndihet i sigurtë, kërkon automjete të blinduara dhe roje të armatosura dhe pastaj më thotë se kush ishte ky person. I thashë me statusin që ka mund të marrë Gardën. Po më thotë janë këtu por nuk ka besim sepse do armatime të rënda, këta kanë vetëm pistoleta. I thashë, ne nuk e ofrojmë këtë shërbim sepse nuk jemi në Gaza. Mëngjesin tjetër erdhi dhe më takoi personi në fjalë, nuk e di nëse e dinte që unë isha në dijeni të episodit. Më thotë ju lutem ju detyrohem një ndjesë, kam udhëtuar por nuk e prisja që të kishte një diferencë shumë të madhe nga ajo që thuhej dhe realitetit në vend. Më tha mbrëmë ne ishim tek zona e jetës në Tiranë dhe u trondita sepse është njësoj si në vendet evropiane dhe deri tani nuk kam parë një grua të mbuluar edhe pse është vend musliman. Mund ta imagjinosh. Mund ta imagjinoj i thashë sepse nuk ka gra të mbuluara në Shqipëri sepse nuk është vend musliman. Pastaj më tha që kishte shkuar në një ministri dhe njerëzit flisnin anglisht. Ua me të vërtetë i thashë,"- tha Rama. 

1 VITE ME PARE

VD-Në takim me Ramën, investitori: Në 1992 Shqipëria kishte vetëm rrugë me gropa dhe Mercedezë të zinj

Rama: SHELL zbuloi sasi të madhe gazi e nafte në nëntokën
Investitori

HOLANDË- Investitori holandez ka deklaruar se ka qenë në Shqipëri në vitin 1992 dhe vë re që ka ndryshuar shumë në krahasim me atë që është bërë sot. I pranishëm në një takim me kryeministrin Edi Rama në Holandë, ai tha se nga Shqipëria mbante mend vetëm mjetet e llojit "Mercedes Benz" dhe rrugët me gropa. 

"Kam qenë në Shqipëri në vitin 1992, me kujtohet që kur mbërrita në vend dhe hyra në Tiranë kishte vetëm gropa kudo. Kam përshtypjen që më kujtohen vetëm Mercedezë të zinj, gjeta një partner lokal dhe më tha shkojmë të zyra ime. Në fakt ishte një zyrë, një banesë në një bllok apartamentesh, kjo është ajo çfarë kujtoja nga Shqipëria. Tenderi erdhi më vonë, zonja Balluku përmendi tenderin e Porto Romanos, i thashë që është diçka sfiduese, por sfida na pëlqen, do ta bëjmë dhe do ta fitojmë u thashë. U përballëm me të gjithë konkurencën, vendet fqinje, italianët janë shumë pranë Shqipërisë, fituam tenderin dhe kam tetë muaj që jam në Shqipërie ndryshimi nga viti 1992 është fenomenal. Kur shkon në Tiranë ka kaq shumë gjallëri, ka kaq shumë frymë pozitive, është një nga vendet që pëlqej, është fluturim i shkurtër dhe kjo gjë më pëlqen,"- tha investitori. 

1 VITE ME PARE

VD-Me Ramën në Holandë/ Balluku: Kemi projekte të reja. Ibrahimi: Investimet strategjike, ligji që zhvillon turizmin në vend

Rama: SHELL zbuloi sasi të madhe gazi e nafte në nëntokën
Belinda Balluku

HOLANDË- Ministrja Belinda Balluku ka folur për projekte të reja në Holandë. E pranishme në një takim me kryeministrin Edi Rama dhe investitorët holandezë, Balluku tha se prodhimi hidrocentral dhe gazi i lëngshëm natyror janë objektiv i rëndësishëm për Shqipërinë. Bashkë me të ishte edhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e cila tha se ligji për investimet strategjike ndihmon shumë të huajt që të investojnë në Shqipëri. 

Pjesë nga biseda:

Belinda Balluku: Ne vuajmë shpesh nga thatësira në Shqipëri. Sidomos prodhimi hidrocentral dhe gazi i lëngshëm natyror. Jemi të angazhuar jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin që është objektivi më i rëndësishëm tashmë. Synojmë të hapim dhe të zhvillojmë projekte të tjera si autostradat që po ndërtojmë tashmë.

Delina Ibrahimaj: Kënaqësi të gjendemi në këtë sallë me investues në Shqipëri. Çdo kompani hedh sytë nga vendet që ka stabilitet ekonomik. Dhe Shqipëria e ka këtë tashmë. Sa i takon stabilitetit kemi punuar shumë gjatë viteve të fundit në Shqipëri për të krijuar procedura të lehta dhe transparente. Kemi 95% të shërbimeve që ofrohen krejt online dhe dua të përqëndrohem tek shërbimet për bizneset. Çdo gjë është elektronike sepse kemi investuar që të sigurojmë procedura të lehta. Investuesit në një vend shohin kuadrin ligjor dhe ne e kemi krijuar kuadrin ligjor mjaft miqësor. Kemi një ligj në investimet strategjike që është mbështetur në vlerën e investimit dhe në numrin e vendeve të punës që krijon. Kemi stimuj tatimorë dhe lehtësira në bujqësi, trajtim, etj. Po miratojmë dhe një ligj për zonat e lira teknologjike.

1 VITE ME PARE

VD-Rama: SHELL ka kryer zbulim të rëndësishëm të gazit e naftës nëntokë në Shqipëri

Rama: SHELL zbuloi sasi të madhe gazi e nafte në nëntokën
Takimi i Rames me perfaqesuesit e biznesit

HOLANDË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se kompania SHELL ka arritur të kryejë një zbulim shumë të rëndësishëm në vendin tonë. Nga Holanda, në bashkëbisedimin me përfaqësues të biznesit holandez që veprojnë në vendin tonë, Rama u shpreh se ka shpresë se në të ardhmen do të ndahet zbulimi që ka kryer SHELL në vendin tonë për gazin dhe naftën nën tokë, i cili do të ketë luajë rol të rëndësishëm për të ardhmen energjitike në vend. 

'Holandë ka prezencë të mirë në Shqipëri. Këtu janë disa prej aktorëve më kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë sa më shumë të jetë e mundur. Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që kemi në vendin tonë Shelli-in. Në kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që SHell-i po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës.'- tha Rama. 

edi rama rama me investitoret holandeze

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?