LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama: Fasha 800 KW në nëntor! Kullat zënë myk në Prokurori, 18 zyrtarë janë kallëzuar

•Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se fasha 800 KW do të vendoset në muajin nëntor. Mirëpo, gjatë konferencës së sotme, ku iu përgjigj komenteve të qytetarëve, Rama bëri me dije se në bazë të kushteve të motit, ky vendim mund të rimendohet sërish. •Rama tha se administrata duhet të paraprijë shembullin e kursimit të energjisë elektrike. Ai përmendi se kryeministria nuk po ndriçohet më si dikur, ndërsa në çdo institucion do të vendoset një administrator për energjinë.•Rama ka drejtuar gishtin ndaj drejtësisë për lejimin e ndërtimeve pa leje. Ai deklaroi se deri tani janë kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetar të bashkive e komunash, përfshirë dhe socialistë, 12 drejtorë Urbanistike, 25 kryeinspektorë të IMT si dhe 2 drejtorë të Aluiznit, mirëpo asnjë prej tyre nuk ka dalë përballë ligjit. •Rama u shpreh se ndërtimet në Tiranë po e tranformojnë kryeqytetin nga një katund i madh në një metropol.

12 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Subjekti pa leje në Tiranë, Rama: Një gjyqtar “i verbuar” rrëzoi gjobën 1.3 mln Dollarë

Rama: Fasha 800 KW në nëntor! Kullat zënë myk në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri publike ditën e sotme një gjobë ndaj subjektit ndërtues të 4646 metrave katrorë pa leje në qendër të Tiranës që në Qershor. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Rama tha se sipas një gjykatësi, të cilin ai e quan të 'verbër', e ka rrëzuar atë kërkesë duke i thënë shtetit jo. Më tej, ai vijon duke thënë se IKMT ka kallëzuar penalisht, subjekte ndërtuese, kryetarë bashkish dhe komunash, si dhe drejtorë të institucioneve të ndryshme për ndërtimet pa leje. 

“Dje publikova një dokument i cili tregon se ndërtimi pa leje ose 4646 metra katrorë pa leje në qendër të Tiranës nuk janë aty si një zbulim i këtij momenti dhe është e pavërtetë që aty nuk ka pasur asnjë sy dhe asnjë veprim më parë. Publikova dokumentin e kallëzimit në prokurori të kompanisë ndërtuese. Tani po ju jap një dokument tjetër që është dënimi me gjobë sipas ligjit i kësaj kompanie për ato 4646 metra katrorë të ndërtuara për qëllim fitimi jashtë lejes së ndërtimit. Është një dënim me gjobë dhe gjoba është sipas ligjit për metër katrorë, e kemi përcaktuar vetë në ndërhyrjen e fundit ligjore që kemi bërë, shuma 160 e kusur milionë të reja plus të tjera. Që i bie shkurt muhabeti, 1.3 mln Dollarë. Kjo gjobë është vendosur në muajin Qershor. Urdhëroni tani se çfarë ka ndodhur! E çon në gjykatë gjobën dhe gjykatësi rrëzon shtetin. Një gjykatës i verbuar, unë besoj i verbuar nga para, por nuk jam nga ata që ngre akuza pa prova, por i verbuar totalisht dhe i padenjë fare i thotë shtetit “jo”. Ndërkohë që gjobën e ka ligji, nuk e ka Inspektorati. Inspektorati thjesht ka marrë sa është gjoba në ligj, me metrat katrorë dhe thotë zotëria do të paguaj gjobën dhe plus e ka çuar edhe në prokurori. Pra janë bërë të gjitha hapat. Ky ka qenë rasti që ka derdhur kupën dhe na detyruar ne që të futemi me vendimin e fundit të qeverisë për të vepruar në një mënyrë të tillë që të mos ketë mundësi të futet asnjë prokuror dhe gjykatës i korruptuar në mes. Sepse kemi pritur e kemi pritur. Po marr edhe një shembull tjetër se meqenëse po thonë që këtu nuk i sheh njeri, këtu të gjitha bëhen sepse ky i gjati etj., etj. Inspektorati Kombëtar ka kallëzuar penalisht në gjithë këtë periudhë 40 subjekte ndërtuese, 18 kryetarë bashkish dhe komunash, duke marrë parasysh periudhën kur kishte komuna, nga të cilët jo vetëm kryetar bashkish të palës tjetër, por edhe të PS-së. 12 Drejtorë urbanistike nëpër bashki, 25 kryeinspektorë të inspektorateve të mbrojtjes së territorit. 2 drejtorë rajonalë ALUIZN-i dhe 4 anëtarë këshillash rregullimesh territori. Janë këtu, me emra dhe mbiemra. Pyetja është sa nga këta kanë shkuar përpara ligjit? Asnjë! Të gjitha këto dosje i ka zënë myku nëpër prokurorira. Dakord

2 MUAJ ME PARE

Miliardat e parasë së krimit “lahen” tek kullat? Rama: Broçkulla, turp i madh

Rama: Fasha 800 KW në nëntor! Kullat zënë myk në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ditën e sotme pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale. Rama i quajti broçkulla të gjitha aludimet se miliardat e krimit po pastrohen në kullat në Tiranë.

Pyetje në rrjetet sociale: Eshtë zaptim toke, ku i bënë katet në ajër? Komuniteti rom jeton në çadra

Edi Rama: Ky përshkrim i komunitetit rom është e kaluarës, situata shumë ndryshe nga sa ka qenë. Janë zmadhuar në gjerësi apo lartësi, por jo duke marrë tokë tjetër se nuk i lejon njeri ti marrë.

Këto janë ekonomi, i blejnë shqiptarët. Ato broçkullat me miliardat e parasë së krimit që lahen në këto ndërtime, janë turpe të mëdha për ata që i bëjnë. S’kanë bazë argumenti, s’kanë dokument faktik. Nga ana tjetër një kullë punëson afro 1000 vetë në sistemin e ndërtimit, pastaj sjell të ardhura si taksë mbi pronën, strehim, mjedise biznesi, patjetër punësim për shërbime dhe vizitorë. Kjo varet e gjitha nga cilësia, arkitektura. Koha do jetë zonja e rëndë që do flasë, këto ndërtime që po transformojnë Tiranën nga një katund i madh kaotik si ai gjeta unë në një metropol rajonal, janë ato që po i japin Tiranës identitetin e një kryeqyteti me histori dhe të ardhme.

2 MUAJ ME PARE

'Skandaloze'/ Rama: Më vjen për të vjellë çdo ditë nga drejtësia që kemi

Rama: Fasha 800 KW në nëntor! Kullat zënë myk në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se i vjen keq kur shikon se si është transformuar drejtësia shqiptare. Gjatë konferencës, aty ku iu përgjigj komenteve të qytetarëve, Rama tha se i vjen për të vjellë sa herë që shikon drejtësinë që kemi.

'Kur më thua drejtësia që keni më vjen realisht të vë ulërimën, nuk është drejtësia që kemi. Është drejtësia që po luftojmë ta kemi. Nga kjo drejtësi mua më vjen për të vjellë çdo ditë. Nga kjo drejtësi skandaloze që i çon aty 4000 metra katrorë të bëra pa leje për qëllime fitimi dhe të rrëzon e çekiçin e papërgjegjshmërisë totale dhe i jep të drejtë atij. Kjo është drejtësia që më bën për të vjellë. Për sa i përket sorollatjeve, 90% të shërbimeve i ke online, nuk ke pse sorollatesh. Mos ta rrafshojmë gjithë këtë gjë që është ndërtuar me kaq shumë mund në këto vite.'- tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

Katet pa leje/ Rama: S’ka asnjë krijesë që më kushtëzon, “bir nëna bir” çfarë i është bërë qytetit

Rama: Fasha 800 KW në nëntor! Kullat zënë myk në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se “nuk ka asnjë krijesë përveç Zotit që më kushtëzon”, teksa shtoi se nuk është ai personi që jep tendera.

Rama: Po të jetë kjo histori oligarkësh të mi s’do e merrje vesh fare ti që kishte aty 4 mijë metra pa leje. Pikërisht se nuk ka asnjë krijesë tjetër përvec Zotit që mund të më kushtëzojë apo të më vërë në kushte varësie me para apo metra katrorë, kjo është e mundur të bëhet. Unë nuk merrem me tendera e nuk jap tendera, nëse flisni për kompensime mos i fusni të gjithë në thes. Bëjini pak llogaritë cfarë do të thotë të dorëzosh mbi katër mijë metra katrorë në qendër të Tiranës. 1.3 milionë dollarë është vetëm gjoba me cmimin e ligjit, lliogariteni me cmimin që ka tregu, 5 mijë euro metri katrorë herë mbi kaër mijë metra nëse do i kisha marrë ato para nuk do merrje vesh fare. Se këtë e ngritëm ne, domethënë që s’na interesonte varianti tjetër se nuk më ka interesuar kurrë. Kjo është e vërteta e deri në provë të kundërt kjo është e vërteta. Atyre që ju mësojnë të provojnë, akuza nuk është provë, prova është arsye për të akuzuar“, tha Rama.

Komenti: Mendo ca ke bërë në periferi

Rama: Ata të tjerët kanë bërë rrumpallën më të madhe të kontinentit tonë e një nga rrumpallat më të mëdha të planetit, se cfarë kemi bërë ne me Tiranën e tregon Tirana. Se ca kanë bër ata e tregon historia e tyre. Bir nëna bir patjetër “bir nëna bir” se çfarë i është bërë këtij qyteti prej atyre që sot kanë akoma kurajon të hapin gojën e të flasin për ne realisht bir nëna bir”.

2 MUAJ ME PARE

'Dosjet i ka zënë myku'/ Rama: 40 subjekte dhe 18 kryetarë bashkish e komunash janë kallëzuar

Rama: Fasha 800 KW në nëntor! Kullat zënë myk në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se prokuroria dhe gjykata janë fajtore për mos çuarjen para drejtësisë të personave që kanë ndërtuar pa leje. Ai tha se IKMT deri tani ka kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetarë bashkish dhe komunash, mes tyre edhe të Partisë Socialiste, 12 drejtorë urbanistikë, 25 kryeinspektorë, 2 drejtorë rajonalë Aluizni dhe 4 kryetarë këshillash të rregullimit të territorit për ndërtimet pa leje në vend, por deri tani nuk ka asnjë para ligjit.

'IKMT deri tani ka kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetarë bashkish dhe komunash, edhe të PS, 12 drejtorë urbanistikë, 25 kryeinspektorë, 2 drejtorë rajonalë Aluizni 4 kryetarë këshillash të rregullimit të territorit. Sa nga këta kanë shkuar para ligjit, asnjë, të gjitha këto dosje i ka zënë myku nëpër prokurori.

Prokuroritë na kanë vendosur një barrierë turpi, një pallat i tërë në një zonë turistike, kemi një vit që jemi bam e bum nëpër gjykata, pa larjen komplet, tani ka ardhur momenti për të dhënë një mesazh të qartë që çdo metër katror jashtë lejes do t’ju kushtojë aq shtrenjtë saqë do të jetë marrëzi që t’i hyni kësaj aventure.  Penalisht nuk i ndjek qeveria, por drejtësia, dhe lufta jonë për drejtësinë është titanike për të pastruar këtë llum, që që është llum i llumit, nga ku gjeneron përditë, të njëjtën gjë mendoj dhe unë, kemi arritur të vendosim bazat e institucioneve të reja të drejtësisë të zyrtarëve të lartë. Nuk janë vetëm ndërtime pa leje, këto kallëzime, nga njëra anë dosja fle në prokurori, nga ana tjetër ai flet nëpër ekrane, nuk duhet të dorëzohemi, kjo është një goditje finale.'- u shpreh Rama.

2 MUAJ ME PARE

'Jemi bam e bum nëpër gjykata'/ Rama tregon rastin e një pallati pa leje: Është në një zonë turistike

Rama: Fasha 800 KW në nëntor! Kullat zënë myk në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Qeveria është në gjykatë për një ndërtim pa leje. Gjatë konferencës së sotme, Rama tha se pallati ndodhet në një zonë turistike të vendit.

'Është një pallat i tërë në një zonë turistike, jemi bam e bum nëpër gjykata, pa leje komplet, ka ardhur momenti ti japim një mesazh këtyre që ndërtojnë një metër katror jashtë lejes.'- deklaroi Rama.

2 MUAJ ME PARE

Kush e paguan energjinë e institucioneve shtetërore? Rama: Kryeministria nuk ndriçohet më si dikur

Rama: Fasha 800 KW në nëntor! Kullat zënë myk në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se institucionet shtetërore do të nisin kursimin e energjisë. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Rama tha se administrata do t'i paraprijë shembullit. Ai shtoi se dhe në kryeministri, godina nuk ndriçohet më si më parë. 

'Administrata duhet t’i paraprijë me forcën e shembullit gjithë këtij dimri kaq kërcënues në aspektin e burimeve të energjisë për gjithë botën dhe vendin tonë. Për këtë arsye ne kemi një plan kursimi. Në kryeministri do shikoni që nuk ndriçohet godina siç ndriçohej më parë. Në të gjitha institucionet do vendoset një administrator i energjisë, i është vendosur një target që të kursejnë 15%. Jam dakord që administrata duhet të paraprijë në këtë proces.'- tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

Konfiskimi i kullave, Rama: Po të ishte 'dopio gioco' do i merrja për vete, mua s'më kap dot njeri me para

Rama: Fasha 800 KW në nëntor! Kullat zënë myk në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se ndërtimet pa leje kanë qënë kancer i vendit. Teksa ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale, Rama tha se nëse do ishte 'dopio gioco' siç thotë komentuesja, pallatet do t'i merrte për veten dhe jo për shtetin. Po ashtu, ai deklaroi se atë nuk e kap dot njeri me para pasi kjo e fundit nuk është prioritare për të. 

Rama: Ndërtimet pa leje kanë qënë kanceri i këtij vendi, e kemi ulur 10fish. Nëse gjërat do të bëheshin sa hap e mbyll syte, nuk do ishte nevoja që të vija në qeveri, e të më vinte mua rradha. E vërteta është se sot duhet ti japim një goditje përfundimtare këtij fenomeni. Kjo është një luftë që nuk ndodh vetëm në Shqipëri, Spanja e ka pasur shumë kohë më parë, cështja është si ti japim një goditje finale, kjo ka ardhur si një konkluzion përfundimtar. Në fund fare për sa kohë ky sistem drejtësie nuk është akoma i pastruar je i destinuar të turpërohesh. 

Komenti: Ku ishte ti kur u bënë ndërtimet pa leje?

Rama: Unë kam qënë këtu që në ditën e parë në politike. Po qe puna për ndërtime pa leje, nuk e di sa vende bosh janë pas meje që s'janë marrë. Po të ishte dopio gioco, do i lejoja dhe do i merrja për vete jo për shtetin. Kjo është të fyesh inteligjencën tëndë, çfarë është kjo dopio gioco? Mua nuk më kap dot askush me para, për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para, të tjerat janë vetëm fjalë. 

2 MUAJ ME PARE

‘I përket së shkuarës’, Rama: Nuk ka më fatura aforfe në Shqipëri

Rama: Fasha 800 KW në nëntor! Kullat zënë myk në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se faturat aforfe i përkasin të shkuarës. Këtë deklaratë, Rama e tha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët online. Kreu i Qeverisë shtoi se kjo histori i përket të shkuarës e në rast se ka ankesa, kalojnë tek OSHEE.

'Historia e faturave aforfe është një histori që i përket së shkuarës, nuk ka më fatura aforfe në Shqipëri. Ndërkohë që, ka fatura të cilat vendosen sipas një mesatare të konsumit, kur nuk është i mundur leximi i sahatit, por edhe numri i tyre është një numër shumë i vogël. Praktika e faturave afrofe në Shqipëri, ku asnjë lloj numri nuk përkon me sahatin, është një praktikë që i përket së shkuarës. Në të gjitha ato pak raste ku mund të ketë ankesa, ka një kanal ankimimi që funksionon përmes OSHEE-së”, tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

'I ke të gjitha filma, do të dalësh si shpëtimtar', Rama-komentueses: Unë jetoj çdo ditë e natë për këtë detyrë

Rama: Fasha 800 KW në nëntor! Kullat zënë myk në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se nuk u bë hero, pasi deklaroi tërheqjen nga fasha energjitike. Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët, Rama tha se jeton çdo ditë dhe natë për të kryer mirë këtë detyrë.

Pyetja: Ti i ke të gjitha filma, do të dalësh si shpëtimtar i kombit. Tetori dihet se nuk harxhohet shumë energji.

Rama: Mendoj se nuk është gjuha e duhur e një vajze e një gruaje, por e përsëris nuk kam arsye dhe mundësi të revoltohem me këtë lloj gjuhe përderisa këtë lloj gjuhe e dëgjoj përditë në nivelet më të larta të përfaqësimit politik. Secili të vetën, tani unë nuk kam bërë asnjë heroizëm, nuk kam dalë si shpëtimtar, por çdo ditë e natë jetoj me këtë detyrë, për këtë detyrë dhe kjo detyrë është në funksion të rezultateve për njerëzit dhe vendit. Nuk bëhet fjalë as për të mjelë e as për të vjelë. Këtu bëhet fjalë për të bërë maksimiumin në funksion të lehtësimit financiar dhe psikologjik të të gjithë njerëzve. Nuk ka lidhje, natyrisht që në tetor konsumohet më pak. Filma unë s'bëj, kam luajtur te një i Ermal Mamaqit. 

2 MUAJ ME PARE

Dje e anuloi për tetorin, Rama paralajmëron: Fasha e energjisë do të vendoset në nëntor

Rama: Fasha 800 KW në nëntor! Kullat zënë myk në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se fasha 800 KW do vendoset dhe se nuk është hequr dore prej saj. Gjatë konferencës së sotme, Rama u shpreh se fasha e cila ishte parashikuar të vendosej ditën e sotme, do të vendoset në muajin nëntor. 

'Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi këtij vendimi duke pasur parasysh parametrat. Është e vërtetë që nuk është shtuar asnjë burim energjie. Ne kemi bërë një ndryshim shumë të rëndësishme në kontrata e bëra me hidrocentralet nga qeveria e mëparshme. Sot do ta çonin shpenzimin e buxhetit në pikën ku do të kishim një hap larg dhëmbët e falimentimit të shteti. Duke qenë se ne i rinegociuam ato kontrata, vendosëm një tavan edhe përballë jo vetëm investitorëve por dhe përfaqësuesve diplomatikë që na ulën në tavolinë dhe na kundërshtonin, ne kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre. Në kushtet e kësaj krize kemi një fitim shumë më të madh në raport me atë që do të kishim, 300 milion në vit.

Nëse ka sot një mburojë mbi cmimin e energjisë, nëse sot familjet shqiptare nuk kanë asnjë qindarkë rritje cmimi, krahasuar viteve më parë, vjen si rezultat i faktit se përdoren për të kompensuar këtë diferencë. Shikoni në faturën e energjisë, se kemi vënë një shënim aty, bëni një shumëzim mes cmimit që paguani dhe cmimit reale. Qeveria shqiptare mbron cmimin tuaj.'- tha Rama. 

2 MUAJ ME PARE

Rama: Vitin tjetër do të ketë sërish rritje page për zjarrfikësit, mësuesit dhe mjekët

Rama: Fasha 800 KW në nëntor! Kullat zënë myk në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se vitin e ardhshëm do të ketë një rritje energjie për disa kategori. Në nisje të konferencës, gjatë së cilës iu përgjigj komenteve të publikut, Rama tha rritja e pagës për zjarrëfikësit do të jetë në fokus të buxhetit të vitit të ardhshëm, ashtu siç do jenë dhe ato për mëusuesit dhe mjekët.

'Një rritje page për zjarrëfikësit, as nuk i përgjigjet në fakt kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë e as i përgjgjet objektivit tonë se është një rritje për këtë tremujor. Ndërkohë me buxhetin e ri do ketë tjetër rritje siç do ketë dhe për mjekët infermierët dhe mësuesit.

Dua t’u them gjithë punonjësve zjarrëfikës jam absolutisht dakord me këtë shprehje pakënaqësie apo pasigurie ndoshta që nuk e kemi shpjeguar si duhet ky është vetëm hapi i parë në këtë fundviti për të filluar si për gjithë kategoritë e tjera për të cilët rritëm pagat, ndërkohë që menjëherë me buxhetin e ri si do parashikojmë një tjetër rritje për të vijuar të përballojmë inflacionin e luftës për pensionistët do ketë rritje për zjarrëfikësit, mjekët, infermierët e mësuesit.'- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE