9 Qershor 2026, 15:28
Nga E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se vendit i duhet të gjejë në mënyrë inteligjente për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë dhe të mos i shkojnë përkundër njëri-tjetrit. Gjatë një konference me gazetarët europianë, Rama u shpreh se gjëra mjaft të pakëndshme kanë ndodhur me natyrën në rrugëtimin e zhvillimit në vend.
Rama tha se Shqipëria doli nga komunizmi si vendi më i varfër në Europë dhe si vendi më i izoluar, si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja. Ai theksoi se për 50 vite ishte një vend ku nuk kishte asnjë pronë private.
Edi Rama: Kjo është një pyetje legjitime dhe në fakt hap absolutisht hapësirë për një diskutim të rëndësishëm, por ajo që është e gabuar është prezumimi se një vendi i duhet të zgjedhë midis natyrës dhe zhvillimit. Kjo është ideologji. Kjo nuk është ajo që na thonë praktikat më të mira në botë.
Vendit i duhet të gjejë në mënyrë inteligjente mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë dhe të mos i shkojnë përkundër njëri-tjetrit. Sigurisht që gjëra mjaft të pakëndshme kanë ndodhur me natyrën në rrugëtimin e zhvillimit në këtë vend, por ju duhet të kuptoni që shumë prej tyre janë objektivisht të pamundura për t’u fshirë apo për t’u ndarë nga arsyeja pse kanë ndodhur.
Vendi doli nga komunizmi si vendi më i varfër në Europë, si vendi më i izoluar, si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja. Për 50 vjet ishim të detyruar të ishim një vend ku nuk kishte asnjë pronë private në asnjë mënyrë apo formë. Nuk kishim tituj pronësie, kishim shtëpi të trashëguara nga e kaluara. Na thuhej se gjithçka ishte e jona, por asgjë nuk ishte e askujt.
Ja pse ky lavjerrës i viteve ’90 shkoi në skajin tjetër dhe ja pse në Shqipëri pamë gjëra për të cilat të gjithë sot janë pishman. Pamë plantacione të tëra me limonë, portokalle, breza të tërë të gërmuar nga të gjithë ne si skllevër, për të siguruar ushqimin. Përdoreshim si skllevër./Dosja.al
edi rama
Politike
9 Qershor 2026, 15:07
D.S
SHBA- Senatori amerikan, Bernie Sanders ka reaguar pro protestave në kryeqytet lidhur me çështjen e Zvërnecit. Në një postim n...
Politike
9 Qershor 2026, 15:19
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve dhe lajmeve të fundit në media e rrjete sociale, të ci...
Politike
9 Qershor 2026, 14:57
E. D
Guillaume Mercier
BRUKSEL- Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier ka folur lidhur me projektin e Zvërnecit, i cili ka ...
Politike
9 Qershor 2026, 15:14
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një konferencë me gazetarët e BE-së. Gjatë fjalës së tij, R...
Politike
9 Qershor 2026, 15:05
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama i është përgjigjur Senatori amerikan Bernie Sanders, duke thënë se deri n&eu...
Politike
9 Qershor 2026, 12:24
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur sërish me influenceret dhe blogeret, të cilët prej ditësh ...
Politike
9 Qershor 2026, 12:21
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se zhvillimi i bregdetit shqiptar ka kaluar nëpër faza të ndryshme, duke p&e...
Politike
9 Qershor 2026, 12:09
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ...
Politike
9 Qershor 2026, 12:05
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se 63% e nxënëseve që kualifikohen në arsim profesional arrijnë të...
Politike
9 Qershor 2026, 11:35
E. D
Sali Berisha
SARAJEVË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për mediat nga Sarajeva ku ndodhet në konferencën e Pa...