Berisha: Skapistët janë pjesë integrale e krimit shtetëror, nuk kanë asnjë lidhje me ligjin dhe të drejtë...
PROFIL/ Jeta e Mirush Kabashit, "Sokratit" të përjetshëm të artit shqiptar 5 Dhjetor, 08:52 Arti në ...
"Diskriminim politik"/ Beleri reagon pas shtyrjes së seancës: Humbësi komandon Himarrën nuk është parë në...
• Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi është shtyrë për nesër. • Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se seanca u shty për shkak të materialeve voluminoze të çështjes Partizani. • Berisha nuk u paraqit ditën e sotme, duke zgjedhur që të shkojë në seancën plenare. • Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së që la në fuqi masat e sigurisë ndaj tyre për çështjen Partizani.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka deklaruar se Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore për kryedemoikratin dhe Jamarbër Malltezi. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë materiali voluminoz që ka patur dosja Partizani. Seanca e radhës do të mbahet ditën e nesërme në orën 11:00.
“Ne kemi që në orën 9, në mënyrë shteruese kemi paraqitur gjithë argumentet që masat nuk qëndrojnë dhe çështja është një farsë… gjykata ishte në pamundësi për të dhënë vendimi pasi materiali është voluminoz dhe seanca u shty për nesër në orën 11:00”, tha Gjokutaj.
TIRANË- Ndërpritet seanca në Apelin e GJKKO për Berishën.
Për afro dy orë avokati i Berishës Genci Gjokuataj ka renditur të gjitha argumentet ligjore në Apelin e GJKKO, duke pretenduar që masat ndaj ish-kryeministrit duhet të hiqen dhe se janë antikushtetuese.
Ai thotë se nuk ka vepër penale dhe se nuk ka shkak që ai të mbahet një masë ndaluese si dhe nuk eksiton rreziku që ai të dalë jashtë vendit.
Gjykata ka vendosur që ta shkëpusë seancën për pak minuta, ndërsa pritet që rinisë sërish, ku do të mbahet seancë për Jamarbër Malltezin./Dosja.al
TIRANË- Ish-kryeministri Berisha ka folur sot për mediat para seancës plenare. Ai komentoi edhe ardhjen e kryeministrit Rama në Kuvend, duke thënë se ai vjen si Kim Yong Un, me 20 makina.
Po ashtu, Berisha u shpreh se nuk do të paraqitet në gjykatë, pasi e gjitha është bërë me urdhër të Ramës.
“Jeni dëshmitë të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në Kuvend. Kështu si e ka nisur me 10 makina pas, do të përfundojë me 20 makina, njësoj si Kim Yong Un. Kështu do të përfundojë.
Sot jam paraqitur në Parlmaent nuk mund të pranojë kurrë përvetësimin që bën Rama. Ai është marrë nga mercenarët e inkriminuar, siç është Arben Kraja, që e nxjerr jashtë si i inkriminuar. Do ia them të vërtetat Ramës, po nuk ia mbathi. Beteja është pa kthim"
TIRANË- Sot në orën 09:00, mbahet seanca në Apelin e GJKKO për ankimin e Berishës dhe Malltezit kundër masave të sigurisë të dhëna për aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”.
Ndërkohë në GJKKO ka mbërritur avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.
Ish-kryeministri Sali Berisha duhej të paraqitet në SPAK ditën e sotme para oficeres Adelajda Metaj për masat e sigurisë ndaj tij, ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalimi daljes jashtë shtetit’, në çështjen Partizani, por edhe sot, nuk u paraqit./Dosja.al