LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Territoriale'/ Yuri Kim dhe trupi diplomatik në Tiranë takohet me grupin e Alibeajt, asnjë i Berishës

•Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me deputetë të Partisë Demokratike. • Ambasadorja u takua me Enkelejd Alibeajn, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Grida Duma, Agron Gjekmarkaj dhe Gazmend Bardhin • Të pranishëm ishin edhe ambasadorët e SHBA-së, BE-së, OSBE-së, Francës, Gjermanisë, Italisë, Zvicrës dhe zv. ambasadori i Britanisë së Madhe. • Takimi, i cili u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, u realizua në kuadër të Reformes Territoriale. • Grupi i Alibeajt ka prezantuar raportin final, ku kanë propozuar për shtimin e 31 bashkive në 10 qarqe dhe ndarjen e vendit në 3 ose 6 rajone. • Deputeti Enkelejd Alibeaj tha për mediat se do të ketë takime të tjera në ditët në vijim. • Por ajo që u vu re ishte fakti që nga grupi i demokratëve në Komisionin e Territoriales ishte vetëm Dhurata Çupi dhe asnjë përfaqësues tjetër i kryedemokratit Sali Berisha. • Në mbledhje mungoi Oerd Bylykbashi, i cili ishte zëvendësuar nga kolegët e tij, që nuk kanë asnjë lidhje me Komisionin. Por ishin marrë nga Alibeajt në takim. • Po ashtu, ditën e sotme, deputetët e Partisë Demokratike kanë dorëzuar në Kuvend projektligjin për Reformën Territoriale-Administrative. Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, u shpreh se ky projektligj mbron interesat e qytetarëve shqiptar. Çupi nga ana tjetër u bëri thirrje deputetëve të PD-së që ta miratojnë.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Mbledhja me ambasadorët për reformën Territoriale, Alibeaj: Do pasohet me takime të tjera

'Territoriale'/ Yuri Kim dhe trupi diplomatik në Tiranë
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se në takimin me ambasadorët u diskutua për reformat dhe paralajmëroi se do të ketë edhe takime të tjera. Për gazetarët, ai tha se takimet e tjera do të jenë në këtë format ose në mënyra të tjera.

'Një nga takimet që i kemi pasur format shumë kohë më parë. Objekt i takimit të gjitha ato reformat që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera.'- tha Alibeaj.

Ditën e sotme trupa diplomatike në Tiranë zhvilloi një takim me deputetët e Partisë Demokratike, pjesë e grupimit të Alibeajt. Në fokus të takimit është diskutimi ishte Reforma Territoriale, ndërsa të pranishëm ishin ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ambasadorët e BE-së, Italisë, OSBE-së, Gjermanisë dhe Anglisë. Në takimin me ambasadorët sot ishin: Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Grida Duma, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi.

1 VITE ME PARE

Në ambientet e Kuvendit! Yuri Kim dhe Alibeaj nisin takimin për Teritorialen

'Territoriale'/ Yuri Kim dhe trupi diplomatik në Tiranë
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim dhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kanë nisur takimet në ambientet e Kuvendit. Në takim do të ketë përfaqësues edhe nga OSBE. 

Takimi do të realizohet në kuadër të reformës Territoriale. Grupi i Alibeajt ka prezantuar raportin final, ku kanë propozuar për shtimin e 31 bashkive në 10 qarqe dhe ndarjen e vendit në 3 ose 6 rajone.

1 VITE ME PARE

Deputetët e PD dorëzojnë propozimet për “Territorialen”, Çupi: Mazhoranca t’i thërrasë arsyes e ta miratojë

'Territoriale'/ Yuri Kim dhe trupi diplomatik në Tiranë
Dhurata Cupi

TIRANË- Partia Demokratike ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend projektligjin për reformën territoriale. Bashkëkryesuesja e komisionit për reformën, Dhurata Çupi tha gjatë një prononcimi për mediat se ky projektligj mbron interesat e qytetarëve shqiptarë.

“Ky është një projektligj që mbron interesat e qytetarëve shqiptarë. Jemi munduar që çdo kërkesë e tyre, çdo propozim i tyre, çdo qasje e tyre sa i takon të drejtës kushtetuese për të vendosur mbi juridiksionin territorial të tyte të merret parasysh”, tha ajo.

Opozita kërkon shtimin me 33 bashki, duke e çuar numrin total në 94 bashki në të gjithë vendin.

Nga 61 bashki sot, kemi propozuar në 94 numrin total të tyre. Pra kemi një shtesë prej 33 bashkish, bashki që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe që janë kërkuar gjatë konsultimeve me qytetarët e të gjithë vendeve. Uroj që t’i thërrasin mendjes dhe arsyes dhe të miratojmë një reformë për të mirën e qytetarëve”, tha Çupi.

yuri kim enkelejd alibeaj partia demokratike

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni