LIVE UPDATES
Politike

Konferenca e PPE/ Berisha për mediat: Shqipëria në krizë, zgjedhjet janë kthyer në farsë, nevojitet qeveri kujdestare

Sipas tij, rruga drejt integrimit evropian mbetet e pakontestueshme, por kushti themelor është respektimi i shtetit ligjor, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, përmes zbatimit të konventave dhe garancive për të drejtat e qytetarëve dhe minoriteteve.

9 Qershor 2026, 11:35 Nga E. D
Konferenca e PPE/ Berisha për mediat: Shqipëria në krizë,
Sali Berisha

SARAJEVË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për mediat nga Sarajeva ku ndodhet në konferencën e Partisë Popullore Europiane (PPE), ka artikuluar një qëndrim të fortë kritik ndaj situatës politike në Shqipëri, duke e cilësuar procesin zgjedhor si ‘farsë elektorale’ dhe duke kërkuar krijimin e një qeverie kujdestare për garantimin e zgjedhjeve të lira.

Berisha vlerësoi angazhimin e PPE-së dhe drejtuesve të saj, përfshirë presidentin Manfred Weber dhe sekretaren e përgjithshme, për fokusin e shtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se ky angazhim përbën një kundërpeshë ndaj ‘lodhjes nga zgjerimi’.

Sipas tij, rruga drejt integrimit evropian mbetet e pakontestueshme, por kushti themelor është respektimi i shtetit ligjor, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, përmes zbatimit të konventave dhe garancive për të drejtat e qytetarëve dhe minoriteteve. Berisha deklaroi se Shqipëria po kalon një krizë të thellë institucionale dhe të shtetit ligjor, ndërsa protestat qytetare dhe rinore, sipas tij, janë shprehje e pakënaqësisë së gjerë publike dhe kërkesës për ndryshim politik.

Pyetje: Zoti Berisha, në këtë tryezë ditën e sotme cili ishte fokusi i fjalës tuaj, çfarë u diskutua dhe çfarë pritshmërish keni nga partnerët e Partisë Popullore Evropiane?

Sali Berisha: Së pari unë falënderova me shumë përzemërsi Partinë Popullore Evropiane, presidentin Weber, sekretaren e përgjithshme Montserrat, e cila ka shndërruar në një fokus shumë të rëndësishëm Ballkanin Perëndimor dhe ka organizuar në një hark kohor të shkurtër dy konferenca të mëdha për çështje e zgjerimit, e para në Mal të Zi, e dyta sot në Sarajevë, si dhe ka sjellë në Tiranë një mision shumë të rëndësishëm faktmbledhës për zhvillimet në Shqipëri. Të gjitha këto dëshmojnë për angazhimin shumë serioz të Partisë Popullore Evropiane në mbështetjen, në ndihmën e vendeve të këtij rajoni në procesin e integrimit evropian dhe janë një antidot i shkëlqyer do të thosha kundra asaj që është quajtur lodhje nga zgjerimi.

Në fjalën time theksova se nga eksperienca që kam patur si kryeministër dhe ajo që ndjek procesin, nuk ka dyshim se e ardhmja më e shkëlqyer e kombeve tona është anëtarësimi i tyre në BE. Por në këtë kontekst, një nga kushtet më themelore, më fundamentale është respektimi i shtetit ligjor në rrafshin kombëtar dhe në rrafshin ndërkombëtar. Duke nënkuptuar në rrafshin kombëtar respektimin e të gjitha të drejtave dhe lirive të qytetarëve, respektimin e institucioneve të pavarura, respektimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë, ekonominë funksionale të tregut. Pra, procesi i integrimit në vetvete ka si qëllim madhor të bëjë qytetarët shqiptarë më të lirë, më të begatë, më të sigurt. Dhe ky është një kusht vendimtar.

Theksova se shteti ligjor duhet të konsiderohet jo vetëm në rrafshin kombëtar, por edhe në rrafshin ndërkombëtar në kuptimin e zbatimit të të gjitha konventave, kartave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, mbi të cilat bazohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve, të minoritarëve dhe procesi i integrimit. Shpreha mendimin se respektimi i këtyre kartave, respektimi i këtyre konventave është kusht themelor që minoritetet të gëzojnë liritë e vërteta në vendet ku jetojnë. Së dyti, u shpreha se në interesin më të mirë të kombeve tona, disa sherre të së shkuarës duhet të mbyllen ashtu siç i mbyllën dy vendet tona të rajonit, Kroacia dhe Sllovenia dhe që sot janë shembull frymëzimi për ne me progresin e tyre.

Natyrisht, një vend të veçantë dhe interes të veçantë ishte çështja e zhvillimeve në Shqipëri. Theksova se qeveria aktuale ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë elektorale, sipas të gjithë dokumenteve ndërkombëtare mbi zgjedhjet. Theksova se lidhjet e saj me krimin janë Big Brother-i kryesor që ndëshkon shqiptarët. Shqipëria nuk ka një prani të rrezikshme ruse të themi, por Shqipëria ka drogën, e cila është një vendimmarrësi i fuqishëm në të gjitha nivelet dhe se ky vendimmarrës, ky faktor i jep Edi Ramës dhe qeverisë ato privilegje që nuk ia lejojnë ligji, është aktiv në procesin zgjedhor.

Ndaj dhe shtrova pikëpamjen se një qeveri kujdestare për zgjedhje të lira është e domosdoshme dhe u ndala pastaj në krizën që po kalon vendi. Krizë e cila ka në themel shkelmimin e shtetit ligjor në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Theksova se protestuesit, rinia dhe qytetarët shqiptarë kërkojnë për të gjitha motivet largimin, dorëheqjen e Edi Ramës dhe se ai po trajton protestën në një mënyrë përçmuese, kërcënuese dhe të padenjë.

Garantova se protesta është e pandalshme. Theksova se kjo nuk është një vepër e Partisë Demokratike, por Partia Demokratike e mbështet atë. Ndaj dhe bëra thirrje udhëheqjes së PPE-së të bëjë gjithçka për një zgjidhje paqësore të këtij konflikti, për një qeveri kujdestare e cila do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pak a shumë kjo ishte në tërësi, pastaj këtu pata raste të shkëmbej përshëndetje e mendime me kryeministra të rajonit, me miq të vjetër e të tjerë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

“Sazani është tokë publike”/ Rama: Nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin, por as nuk do e shisnim

“Sazani është tokë publike”/ Rama: Nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin, por as nuk do e shisnim

Rama për protestat: Çështjet e temave mjedisore janë kryesore për aktorët dashakeqë

Rama në bashkëbisedimin me gazetarët e huaj: Faktet janë të mërzitshme, gënjeshtrat joshëse

Rama për projektin në Zvërnec: Kur projekti të vijë do e bëjmë publik me krenari

Rama debaton me gazetaren e huaj: Nuk më intereson çfarë keni dëgjuar në rrugë, po flisni me mua

Gazetarja i kërkon kryeministrit një autograf: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë, duket e dyshimtë

“Më thonin që jam i Soros, ndërsa tani me Kushner”, Rama: Shqiptarët më kanë zgjedhur...

Rama: Na duhet të gjejmë mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë

Rama: Flamingot u kthyen pas moratoriumit! Askush nuk mund të më japë leksione për mjedisin!

“Projekti është diçka për të cilën po punohet, nuk është anuluar”/Rama përplaset me gazetaren romune

“Zvërneci dhe ishulli dy projekte të ndryshme”, Rama: Ka një kompani e shprehje interesi

KE paralajmëron qeverinë për Zvërnecin: Shmangni veprimet që cenojnë zonat e mbrojtura

Projekti në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: E di shumë mirë shijen e gjakut kur protestat...

E frikshme! Gjarpëri i "zë derën" e biznesit qytetarit në Bulqizë

Rama: Mbi 60% e nxënësve që mbarojnë arsimin profesional punësohen menjëherë

Rama: Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta!

Rama: Pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Berisha për mediat: Shqipëria në krizë, zgjedhjet janë kthyer në farsë, nevojitet qeveri kujdestare

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme të mëdha në Radomirë të Kalasë së Dodës!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Policia jep detaje nga aksioni në Vlorë: 6 të arrestuar, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar

“Edi Rama është diktator”/ Qytetari: Nuk ka rrugë të mesme, Shqipëria është e shqiptarëve!

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit pushtojnë Tiranën, marshim në rrugët e kryeqytetit: Dorëhiqu!

Erion Braçe u fshihet protestuesve në Bllok, pas telefonatës i “vëzhgon” nga shkallët e pallatit

"Bashkohuni me ne"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët t'i bashkohen marshimit

Dita e 9 e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin “Skënderbej”, nis grumbullimi i tyre

Moti i keq dhe reshje intensive në Maliq/ Masa dheu dhe gurësh shkëputen nga mali

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, Drejtori i Policisë Tiranë: Kontrollet nga forcat RENEA

Vrasja e 26-vjeçarit në Kamëz, pamjet nga vendi i ngjarjes

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm

Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës, ndalen te Parlamenti: Rama jep dorëheqjen

“Nga kryetar bashkie, e kryeministër s’e bërë dot”/ Qytetari: Të hedhim poshtë sistemin, PS e PD!

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja në protestë: Ta pastrojmë Atdheun nga ‘tumori’

Turistët në Gjirokastër i japin zë protestës, cohen nga kafja, bashkohen dhe filmojnë

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Të rinjtë i “vënë flakën” gomones, simbol i emigracionit

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme