9 Qershor 2026, 20:59
Nga D.S
Edi Rama
FIER- Kryeministri Edi Rama sulmoi ashpër blogerët dhe figurat publike që protestojnë kundër projektit ndërkohë që sipas tij, sillen në mënyrë të papërgjegjshme ndaj mjedisit.
Gjatë takimit të tij me mbështetësit në Fier, Rama u shpreh se nëse ata do të ishin vërtet mbrojtës të mjedisit, ata do të kishin protestuar kur pyjet shkatërroheshin realisht në të shkuarën.
Ndërsa sot, sipas tij, ata "ia hodhën në kurriz PS-së" duke vërtetuar se nuk shqetësohen për mjedisin, por për agjendën e qeverisë.
Deklarata e Kryeministrit:
“Nuk iu bë rruga deri në Valbonë, por u dha peshqesh 12 hidrocentrale. Ishte kjo parti që i dha jetë qeverisë së vet, që nuk kishte ç’të bënte me 1 apo 2 hidrocentrale që kishin nisur punën dhe anuloi të tjerat.
Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së. Si mund të bëjë Shqipëria dhe si mund të zgjidhet vendi që drejton organizatën më prestigjioze të pyjeve, ku pyjet shkatërrohen dhe bëjnë kërdinë gjuetarët.
Stafeten ia dha Suedia dhe e mbështeti Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar për të marrë drejtimin e saj. Do të kemi probleme për sa kohë do të kemi njerëz që, në emër të mbrojtjes, shkojnë në Zvërnec dhe parkojnë makina në rërë dhe protestojnë për flamingot.
Për sa kohë kemi njerëz që dalin në Instagram me lloj-lloj kremrash, parfumesh, sfondesh nga Toskana, Parisi, “oh sa e bukur Vjena”, dhe këtu në Shqipëri e pinë atë pijen që kanë marrë dhe i bëjnë reklamë, si të mos kemi probleme ne?
Duam flamingot, por flamingot s’kanë gojë të të duan ty. Kjo do të thotë të kesh dy b*thë, një ta mbash dhe një ta çash.
Nëse je patriot, pse merr pjesë në mashtrime publike? Pse jep zërin tënd, pasionin tënd, në mashtrime? Ti je patriot dhe kërkon vdekjen time? Pse nuk thua si një patriot që e dua Shqipërinë dhe nuk e pranoj të shitet Sazani, Zvërneci të betonizohet dhe kërkoj që të shihen letrat?
S’mund të jesh patriot që fsheh të vërtetën e atyre që të rrethojnë. Je skuth dhe manipulues, dikush që s’ka lidhje fare. Gjëja patriotike është e vërteta dhe është se kur flet për vendin tënd, ta bësh duke pasur parasysh që dinjiteti i vendit tënd të mos cënohet.”, tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
9 Qershor 2026, 20:47
D.S
Edi Rama
FIER- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, nuk mund të kërkohet largimi i qeverisë, nëse protestohet që të mo...
Politike
9 Qershor 2026, 20:38
E.d
Edi Rama
FIER- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria sot është epiqendër përplasjesh. Gjatë fjal&eum...
Politike
9 Qershor 2026, 20:29
D.S
IRAN- Marrëdhënia diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit ka marrë një kthesë të papritur pas deklaratës s&eu...
Politike
9 Qershor 2026, 19:12
E.d
Foto ilustruse
Një dokument i publikuar nga Kapitali, ku Edi Rama udhëzonte deputetët dhe partinë se si duhet të reagoni...
Politike
9 Qershor 2026, 18:19
D.S
Edi Rama
SHBA- KE i ka kërkuar Shqipërisë të veprojë pa vonesë për të siguruar që është në...
Politike
9 Qershor 2026, 17:45
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në çdo protestë, qytetarët kërcënohen që të mos flas...
Politike
9 Qershor 2026, 16:50
E.d
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
KOSOVA- Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar...
Politike
9 Qershor 2026, 16:41
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim të hapur përballë kritikëve dhe asaj që ai e...
Politike
9 Qershor 2026, 16:38
D.S
Rama jep autograf gazetares
TIRANË- Një moment mjaft miqësor dhe përtej kontekstit zyrtar ka ndodhur gjatë konferencës ...
Politike
9 Qershor 2026, 16:31
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se ishulli i Sazanit është tokë publike. Gjatë fjalës ...