LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i votëbesimit, Berisha rikonfirmohet si kryetar

• Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve. •Në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i kryetarit të Partisë. •Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. •Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar. •Berisha do të kërkojë sot votëbesimin e demokratëve në Kuvendin Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit. •Berisha mbërriti në ambientet e Pallatit të Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja, Liri Berisha dhe vajza e tij Argita Malltezi. •Kryedemokrati theksoi se Shqipëria ka nxjerrë gjithmonë heronj në kohë të vështira. •Duke iu drejtuar qytetarëve, ai tha se e vetmja gjë që mbetet për t’u bërë në rrethanat ku jemi është aksion pa kthim dhe mosbindje civile. •Ka përfunduar procesi i numërimit të votave ku nga 1203 delegatë, 1000 prej tyre kanë marrë pjesë në votim. • 993 kanë qenë të vlefshme dhe 7 të pavlefshme. •Sekretari për Çështjet Ligjore të PD-së, Ivi Kaso lajmëroi se Berisha ka siguruar 938 vota pro, duke i rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike.

14 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Kuvendi Kombëtar i PD-së, Kaso: Me 938 vota pro, Berisha rikonfirmohet si kryetar

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i
sali berisha

TIRANË- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të mbajtur në Pallatin e Koncerteve.

Nga 1203 delegatë, 1000 prej tyre kanë marrë pjesë në votim. Nga procesi i votimit 993 vota kanë qenë të vlefshme dhe 7 të pavlefshme. Berisha ka siguruar 938 vota pro, duke i rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike. Kjo është konfirmuar në një deklaratë nga sekretari për Çështjet Ligjore të PD-së, Ivi Kaso.

"Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë.
Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra. Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.
Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit. Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme. Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë. Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë.", tha Kaso. 

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i

10 MUAJ ME PARE

"Unë kam qenë gjithmonë aktive"/ Argita Malltezi komenton fjalimin e saj para gazetarëve: Nuk kam ambicie në politikë

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i
Argita Berisha

TIRANË-Argita Malltezi, e bija e Kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur gjatë procesit për votëbesimit për gazetarët lidhur me fjalën e saj në Kuvendin Kombëtar. Gazetarët në interes të ambicies së Malltezit e kanë pyetur se nëse synon të jetë më shumë aktive në politikë. E bija e Berishës është përgjigjur se ajo ka qenë gjithmonë aktive, por ambicia e saj nuk do të shkojë më tej.

Ajo tha se fjala e saj kishte për qëllim zgjimin e reagimit tek njerëzit  edhe se fjala e saj sot lidhje dhe me rrethanën e saj të fundit tha ajo për gazetarët. 

Asgjë nuk ka ndryshuar nga hera e fundit kur fola për pjesëmarrjen time në politikë.or ajo mund të jetë më e dëmshme dhe më e rrezikshme. E keqja bëhet imponuese kur ti e ke nënvlerësuar. Situata ka veçantinë e saj dhe kjo nuk mohohet dhe kjo është arsyeja pse mora pjesë në këtë format në Kuvendin e PD.  Kuvendet e PD i kam ndjekur gjithmonë kur kam qenë në Shqipëri dhe kur ka qenë situata normale, ashtu siç kam ndjekur gjithmonë protestat. Kështu që asgjë nuk është e veçantë në këtë sens. Kuptohet që fjala ka veçanti sepse e tillë është situata. Gjithmonë kam qenë pjesë aktive e PD. Nuk kam asnjë ambicie për më shumë. Sepse këtu nuk është çështje të kesh ambicie për më shumë, këtu është çështja të bësh atë që duhet të bësh. Dhe thelbi i asaj që shpresoj shumë ta kem përçuar me fjalën time është që kushdo duhet të reagojë. Nëse ka një të keqe që vjen, ajo është e keqja që vjen butësisht, keqësisht, kur ti mendon se nuk duhet të reagosh se është një gjë e vogël dhe banale. Por në fakt e keqja bëhet imponuese pikërisht kur di e ke neglizhuar."-përfundoi Malltezi. 

10 MUAJ ME PARE

Argita Malltezi pjesë e politikës? Berisha: Fjalimi i saj nuk do të thotë asgjë më shumë se aq, është aktiviste e PD

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i
Berisha dhe Malltezi

TIRANË- Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Për shumë kjo u komentua si fjalimi i parë i Argitës drejt rrugës së politikës, por kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk mendon kështu. 

Për gazetarët, Berisha tha se vajza e tij mbajti një fjalim si gjithë personat e pranishëm, duke shtuar se ajo ka qënë aktiviste e PD që në ditët e para të themelimit. Më tej, kryedemokrati shton se ky ishte fjalimi i parë publik i Malltezit në kuvendet e partisë, por sipas tij nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim.

DEKLARATA E BERISHËS:

Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente. Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD. Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta.

10 MUAJ ME PARE

Salianji, Gjekmarkaj, Xhaferraj, demokratët që munguan në Kuvendin Kombëtar të 2 Dhjetorit

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i
Sali Berisha

TIRANË-Një pjesë e deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike nuk kanë qenë të pranishëm sot në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha. Disa nga figurat kryesore që kanë marrë pjesë në Primaret e kandidatëve për zgjedhjet e 14 Maj-it si Agron Gjekmarkaj, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferraj etj nuk janë parë në Kuvend.

Nga ana tjetër mësohet se Berishës nuk i janë përgjigjur dhe 15 deputetë të tjerë që mbështesin grupin e Bardhit.

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike mësohet të kenë marrë pjesë 1203 delegatë. 

 

 

10 MUAJ ME PARE

S'mori pjesë në Kuvendin e PD, Salianji: Korrigjimet janë të pamjaftueshme, duhen ndryshime të thella

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji sot ka zgjedhur të mos shkojë në Kuvendin e thirrur nga Berisha. Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social 'Facebook', ai thotë se korrigjimet janë të pamjaftueshme dhe se janë të domosdoshme ndryshime të thella për t’i hapur rrugë më të mirëve dhe të rinjve.

"Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten! Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme! Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot! Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë!"

10 MUAJ ME PARE

“Ku gabuam?”/ Argita Malltezi në Kuvendin Kombëtar: Largimi nga vendi s’është zgjedhje, por nënshtrim

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i
Argita Malltezi

TIRANË- Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike dha mesazhin e saj. Gjatë fjalës para delegatëve, Malltezi tha se vendi rrezikon që të bjerë në diktaturë, ndërsa shtroi disa herë pyetjen se çfarë ndodhi që gabuan dhe janë në këtë gjendje.

FJALA E PLOTË:

Të nderuar demokrate dhe demokratë, të dashur bashkëqytetarë,

Jam mirënjohëse që jam sot para jush, jo vetëm si një mbështetëse e Partisë Demokratike, por edhe si nënë e katër fëmijëve dhe një nga mijëra profesionistët e shtresës së mesme, që kanë punuar në profesionet e tyre me besimin e zhvillimit të një vendi më të prospertë, të një të ardhmeje më të mire.

Sot pas 10 vitesh, 1 miljon Shqiptare jane larguar nga vendi. Varferia eshte rritur frikshem e konkuron me krimin.

Diku ne gabuam.

Secili prej nesh u përpoq shumë dhe rendi drejt sigurisë ekonomike, por harruam një mësim të historisë të cilin e kemi përjetuar: të drejtat politike janë thelbësore për ushtrimin e lirive ekonomike.

Nëse lejojmë kufizimin e tyre ne rrezikojmë të ri-biem në diktaturë të ngjashme me atë që kemi përjetuar. Me një dallim: sot ne n’a lejohet të lëmë gjithçka dhe të ikim.

Të largojmë gjënë më të shtrenjtë – fëmijët tanë, gëzimin e vatrave tona, të ardhmen e vendit.

Kjo nuk quhet zgjedhje, ky është nënshtrim, përdhosje e të drejtave tona.

Në vitet ’90 kam marrë pjesë aktive në të gjithë ngjarjet e lëvizjes së dhjetorit dhe muajve që pasuan, pa pasur asnjë qëllim angazhimi në politikë, dhe në fakt – për shkak të moshës – pa pasur as edhe pretendime ekonomike.

Ajo që nuk mund të pranoja dhe që më bënte absolutisht të vendosur në qëndresën time ishte mohimi i lirive politike– e drejta e fjalës, e drejta e mendimit ndryshe, e zgjedhjes së mënyrës së jetesës, e shkollimit, e drejta e besimit.

Ne e refuzuam këtë sepse donim të jetonim si njerëz të lirë, me dinjitet. Ne hymë në grevë urie për heqjen e emrit të Enver Hoxhes nga UT, si një provë force ndaj rregjimit dhe fituam.

Ne pra, ishim brezi që ditëm të qëndronim dhe fituam ndaj diktaturës më të egër të lindjes. Fituam sepse guxuam! sepse qëndruam! sepse u bëmë bashkë!

Pyes përsëri veten, çfarë n’a ndodhi? Në cilën pikë të rrugëtimit tonë gabuam që erdhëm në këtë gjendje. Pse nuk qemë të aftë të krijojmë një shtëpi, një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë në këtë vend.

Ndoshta sepse në një moment, ne i thamë vetes se misioni ynë u krye, se rruga jonë e ngushtë e profesionit, apo puna e secilit, qe më e rëndësishme dhe e pavarur nga rruga e gjerë, e përbashkët e të gjithëve. Se nuk kemi mundësi, kohë apo se nuk ia vlen të ngresh zërin për çdo gjë, se nuk ia vlen të kundërshtosh një të keqe që nuk të prek direkt në një moment.

Por e keqja forcohet nga indiferenca jonë dhe ajo u bë gjithnjë e më imponuese.

Ne dënuam veten me pasojat me të cilat sot përballemi, në momentin kur zgjodhëm lëvozhgën pavarësisht thelbit.

Kur nuk u ngritëm për më të pamundurit, që mbushën qelitë për faturat e dritave, ne nuk pamë se e keqja shpejt do trokiste në dyert e atyre që ishin jo thjesht konsumatorë, por gjeneratorë të ekonomisë.

Kur puna në parcelat e kanabisit u bë bujqësia e re, ne injoruam faktin që krimi shpejt do të përhapej në çdo cep rruge e do të kërcënonte fëmijët tanë.

Kur spitalet tona ndaluan së ofruari ilaçe dhe trajtim për sëmundjet ne nuk ngritëm zërin t’a kërkonim fuqishëm këtë të drejtë që n’a takon, por kërkuam alternativa jashtë vendit.

Kur pushteti ndërhyri në çdo të dhënë personale do të kish qenë në dinjitetin e çdo njeriu të lirë ta shkundte nga themelet kalbësirën që kërkon të n’a dominojë, por ne u tutëm dhe thamë se këta të bëjnë çdo gjë.

Kur arsimi degradoi rrokullimthi,

kur rruga u bë kërcënim i përditshëm,

kur krimi pushtoi ekonominë dhe mori në dorë qeverisjen e vendit, me heshtjen tonë ne lame në baltë të ardhmen e fëmijëve tanë.

Gritschneder thotë se “Popujt qe flenë ne demokraci, rrezikojnë të zgjohen në diktaturë”.

Ne harruam se çfarë kishim qenë të aftë të bënim –ne, – brezi që rrëzoi një diktaturë dhe që ngriti nga hiçi një ekonomi tregu.

Ne kemi ditur të ngrihemi dhe të luftojmë, por lejuam të keqen që erdhi nga kreu, të shtrihej e kapilarizohej në shoqëri dhe sot e gjejmë veten të ngërthyer prej saj.

Ajo që është më e pafalshme është mësimi, shembulli që u lamë fëmijëve tanë.

Ndryshe nga sa kishim bërë vetë 30 vite më parë, ne deshëm të evitonim përballjen e tyre me të keqen. U mësuam atyre se është më mirë të ikin e t’i përvidhen të keqes sesa të përballen e t’a mundin atë.

Por kjo është rruga e nënshtrimit, e kurrizpërthyerjes.

Nëse ne nuk u mësojmë atyre se si të përballen, fëmijët tanë rrezikojnë, të jenë një ushtri të frikësuarish e të nënshtruarish të shpërndarë nëpër botë, pavarësisht sa të pasur apo të shkolluar mund të bëhen.

A është detyra jonë që sot edhe një here, në emër të misionit prindëror, t’a bëjmë këtë betejë për fëmijët tanë?

T’u mësojmë atyre qëndresën ndaj të keqes, përballjen me dinjitet. Për t’u dhënë një trashëgimi që do t’u vlejë pavarësisht vendit ku do jetojnë.

Nëse sot shpresa është vrarë, është detyra jonë t’a kthejmë atë. Të tregojmë se ikja nuk është zgjidhja, se njeriu mund të arrijë çdo majë nëse beson, të mundë çdo të keqe nëse qëndron dhe guxon.

Fëmijët tanë shkojnë në vende ku punësimi, shëndetësia, shkollimi ofrojnë siguri, por ne nuk duhet t’a lëmë shtëpinë e tyre të shkretohet.

Kjo tokë është trashëgimia e tyre me ligjin natyror – ajo që u ka dhënë Zoti kur erdhën në këtë botë. Ata mund të bëhen më të pasur e më të zotë atje ku janë, por kjo mbetet shtëpia e tyre.

Eshtë detyra jonë të mbajmë hapur shtëpinë për ta.

Të kthehemi dhe të korrigjojmë gabimet tona, të rregullojmë atë që u prish edhe nga indiferenca jonë ndaj së keqes. Që një ditë, kur ata të kthehen t’a gjejnë shtëpinë e tyre mikpritëse dhe ftuese.

Kjo kërkon që ne të ngrihemi dhe një here, tashmë jo më për vete, por për fëmijët tanë.

Partia Demokratike ka qenë gjithnjë parti e frymës. Ndaj unë kam besim se në radhët e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, më shumë se kudo tjetër, ka idealistë që, njësoj si 30 vite më parë, kanë brenda vetes forcën dhe motivimin për t’u ngritur dhe për të bërë ndryshimin.

Jam e bindur se nevoja për të risjellë ligjshmërinë dhe shpresën tejkalon interesat politikë dhe është tashmë kërkesë e të majtëve dhe të djathtëve.

Sot është koha e aksionit për çdo njeri.

Çrrënjosja e të keqes, çlirimi i shpresës nga vargonjtë e krimit do të jetë ndoshta arritja e dytë madhore e brezave që dikur rrëzuan një diktaturë.

Për të realizuar një projekt madhor nuk nevojitet që të gjithë të bëjnë plane e veprime të mëdha, por që të gjithë të punojmë për një projekt të përbashkët dhe që secili nga ne të mbajë qoftë edhe veç një gur në ndërtimin e tij – gurin e besimit, të veprimit, të shpresës, apo të bashkimit.

U drejtohem në mënyrë të veçantë grave, nënave. Ju që jeni fortesat dhe zemra e shtëpive tuaja, ju jeni mjaftueshëm të forta për t’a ringritur shtëpinë tonë të madhe, të përbashkët.

Ju jeni të afta të bëni ndryshimin, ndaj bëhuni balli I aksionit për ndryshim të Partisë Demokratike dhe jepini asaj energjinë tuaj.

Ju që njihni hallin e çdo shtëpie të lagjes suaj, bëjini ato shqetësimin tonë të përbashkët, në mënyrë që t’u ktheni njerëzve shpresën e lehtësimit.

Ju që thurrni ëndrra për fëmijët tuaj dhe njihni ëndrrat e tyre më mirë se kushdo, sillini ato që kjo force t’i kthejë në projekte të shpresës së Shqipërisë.

Ju që keni ngritur familjet tuaja, bashkoni forcën tuaj në aksionin politik të Partisë Demokratike që të ngremë dhe një here së bashku të ardhmen e Shqipërisë dhe të kthejmë shpresën nën kulmin e saj.

Si njëra prej jush unë unë e di forcën që ju mbartni, energjinë që ju përcillni.

Unë e di se me ndihmën e Zotit, nuk ka qëllim që njeriu nuk mund t’a arrijë, nuk ka të keqe që ne nuk e mundim dot.

Por, guximi dhe qendresa jane djepi i FITORES! 

NDAJ Le të ngrihemi edhe një here për shtëpinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.

10 MUAJ ME PARE

Zbardhet rezoluta e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike për aksionin Opozitar

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i
Kuvendi Kombetar

TIRANË-Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, mbledhur sot më datë 2 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim situatën politike, ekonomike në vend, konstaton se:
 
o Tridhjetë vjet pas përmbysje së regjimit totalitar komunist më të ashpër në Evropë, në Shqipëri aktualisht është vendosur narko-diktatura e bazuar ne drogën, krimin dhe korrupsionin. Shtyllat e shtetit të së drejtës, shtyllat e një shoqërie demokratike, institucionet e Republikës Parlamentare, parlamentarizmi, zgjedhjet e lira, liria ekonomike, rendi dhe  dhe siguria, janë goditur rëndë dhe në mënyrë sistematike nga narko-regjimi i instaluar ne Shqiperi. Edi Rama ka vendosur tashmë kontrollin e tij të plotë mbi çdo qelizë të shtetit, mbi pushtetin legjislativ, gjyqësor, ekonominë dhe mediat e vendit;
 
o Regjimi mbahet në këmbë nga bashkëpunimi i tij i ngushtë me krimin e organizuar, nëpërmjet financimit me paratë që vijnë nga trafiku i drogës dhe pastrimi i tyre, si dhe nga korrupsioni i lartë dhe i kudogjendur qeveritar. Instalimi i këtij narko-regjimi shënon një rast të paprecedentë, rastin e parë dhe të vetëm në Evropë, ku një vend i cili aspiron të ardhmen evropiane, qeveriset nga pushtetarë të lidhur ngushtë me krimin e organizuar, në të gjitha nivelet e qeverisjes qëndrore dhe vendore;
 
o Regjimi i Edi Ramës në Shqipëri, ndër të tjera përfaqëson një makineri gjigande të frikësimit të zgjedhësve shqiptarë kontrollit te vullnetit te tyre dhe deformimit të thellë, me të gjitha instrumentet, të institucionit të zgjedhjeve. Nëpërmjet industrisë së blerjes së votës, dhe makinerise se frikesimit te qytetarëve, regjimi shndërron krimin në votë dhe votën në krim, duke bllokuar rotacionin dhe vendosur “de facto” monizmin politik në Shqipëri;
 
o Shtetit i së drejtës po zhbëhet çdo ditë dhe është zëvendësuar nga narkoshteti: krimi i organizuar është vendimarrësi kryesor në rrugë, në egzekutivin, legjislativin dhe gjyqesorin shqiptar. Parimet themelore kushtetuese si pluralizmi politik, ndarja e pushteteve, të drejtat dhe liritë themelore të individit, e drejta e patjetërsueshme e pronësisë, ekzistenca e një media të lirë dhe të pavarur, janë tashmë nën nje agresion real të përditshëm për zhbërjen e tyre dhe kapjes nga ky narko-regjim;
 
o Regjimi, ka asgjësuar “de facto” Kushtetutën dhe pluralizmin parlamentar në Shqipëri. Të drejtat kushtetuese dhe ligjore të deputeteve te opozitës për ngritjen e Komisioneve hetimore Parlametare si dhe zgjedhjen e perfaqesueseve te tyre ne komisionet parlamentare, inisiativat e tyre ligjevense, janë zeruar nga ky regjim me logjikën e ftohtë dhe kalkuluese të një autokratik. Deputetët e Partisë Demokratike dhe Opozita trajtohen si armiq të brendshëm të vendit. Pluralizmin politik në parliament është zëvendësuar me monizmin e partisë-shtet; 
 
o Institucionet e reja të drejtësisë, të ngritura për të qenë të pavarura, po ndjekin një axhendë politike agresive të mazhorancës, duke i shërbyer interesave të saj dhe aspak drejtësisë dhe shtetit ligjor. “Heronjtë e Antikorrupsionit” nuk guxojnë të godasin asnjë zyrtar të lartë socialist pa miratimin e kreut të qeverisë, ndërsa Opozitës i rezervohen metodat staliniste të ngritjes së akuzave dhe fabrikimit të provave të rreme. Goditja nëpërmjet këtyre “akuzave” e liderit të Partisë Demokratike, janë një provë e pakundërshtueshme e kapjes totale të sistemit të drejtësisë nga ana e Edi Ramës dhe qëndrimit armiqësor të tij ndaj opozitës;
 
o Korrupsioni galopant në Shqipëri është i përhapur në të gjitha nivelet me në krye Edi Ramën dhe familjen e klanet qeveritare.  Korrupsioni po rrënon çdo ditë ekonominë e vendit dhe sigurinë ekonomike të shqiptarëve. Organet e drejtësisë të ngritura për të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e korrupsionit në vendin më të korruptuar të Europës, kanë dështuar qëllimisht duke demostruar anshmërinë e tyre politike për të vënë drejtësinë në vend dhe mbrojtur interesin publik;
 
o Partia Demokratike si forca kryesore opozitare, ndodhet prej vitesh nën një sulm politik të paprecedent, të papajtueshëm me normat e shtetit ligjor dhe rendit demokratik në një republike parlamentare. Ky sulm është orkestruar drejtpërsëdrejti nga Edi Rama me qëllim zhbërjen e opozitës dhe vlerave të saj të qëndrës së djathtë, goditjen e reformave të thella të ndërmarra që kanë transformuar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, goditjen e trashëgimisë politike dhe të lidershipit të saj;
 
o Partia Demokratike u shantazhua në të gjitha mënyrat për ta detyruar atë të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore 2023, dhe pasi ky skenar dështoi, mazhoranca manipuloi thellësisht zgjedhjet vendore, në fushën zgjedhore më të pabarabartë ndonjëherë që nga vendosja e demokracisë në Shqipëri;
o Cënimi i të drejtave politike të kandidatëve të opozitës ka vënë seriozisht në pikëpyetje garantimin e të drejtave kushtetuese për të zgjedhur dhe per tu zgjedhur, çka ka dëmtuar dhe rrezikon të bllokojë procesin e integrimit europian të vendit.
 
o Opozitës, si pasojë e një sistemi gjyqësor të kapur politikisht nga mazhoranca, në shkelje flagrante të çdo norme juridike, si edhe kapjes politike të organeve administruese të procesit zgjedhor, iu mohua identiteti i saj politik dhe e drejta për të patur përfaqësuesit e saj në administrimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi;
 
o Raporti OSBE/OHDIR rrëzoi përfundimisht zgjedhjet vendore 2023, duke konfirmuar problematikat e rënda të ngritura nga Partia Demokratike përpara, gjatë dhe pas periudhës zgjedhore;
 
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, është i vetëdijshëm për:


– Gjendjen dramatike të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri;


– Rrezikun imediat të shpopullimit dhe zhbërjes së vendit, kur mafia, korrupsioni i kudogjendur, zhbërja e institucioneve demokratike, dhunimi i lirive dhe te drejtave thelbësore të individit, varferia e frikshme ne rritje, mungesa e shpresës dhe e të ardhmes po i detyrojnë shqiptarët të marrin përsëri rrugën e mërgimit;

– Faktin se Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësojnë sot të vetmin institucion opozitar që nuk kontrollohet nga rregjimi autokratik dhe të vetmin instrument për të normalizuar Shqipërinë dhe për të rikthyer të ardhmen evropiane të vendit;
 
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:

– Me anë të kësaj rezolute, Partia Demokratike e Shqipërisë, miraton si doktrinën e saj dokumentin  e Kushtetutës së Vlerave të Djathta, si bazë programore dhe ideore për programet elektorale dhe qeverisjen e nesërme.

– Mbrojtja e Kushtetutës së vendit, pluralizmit, ruajta e interesit kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve pavarësisht se ku ata jetojnë, mbrojtja e opozitarizmit dhe të demokracisë, lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe sundimit të ligjit si dhe mbështetja e integrimit të vërtetë evropian si objektivi më i rëndësishëm strategjik për vendin, janë dhe do të jenë misionet e patjetërsueshme të Partisë Demokratike për të cilën ajo është themeluar, ekziston dhe do të kontribuojë në vazhdimësi.

 
– Partia Demokratike është krijuar mbi bazën e këtyre premisave dhe i konsideron të shenjta ato. Ajo do të bëjë gjithçka, çdo sipërmjarrje, çdo sakrificë, do të kërpërcejë çdo vështirësi për të  rikthyer  Shqipërinë në rrugën e demokracisë, vlerave evropiane dhe ta shpëtojë atë nga regjimi i narkoshtetit që po shkatërron çdo ditë;
 
– Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë shqiptarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj për të kuptuar me përgjegjësi këtë çast shumë të vështirë që vendi po kalon dhe ta konsiderojnë këtë moment si përcaktues në historinë e vendit, ku vendoset e ardhmja e demokracise në Shqipëri dhe e vlerave demokratike të saj;
 
– Partia Demokratike i kërkon të gjithë shqiptarëve, anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj, të bashkohen në një front të vetëm të gatshëm për të rezistuar dhe ndërmarrë të gjitha  sakrificat që koha dikton,  për t’u përballur pa kthim në betejën me rregjimin autokratik të narko-shtetit, me qëllim mbrojtjen e  vlerave dhe arritjeve të shoqërisë shqiptare në këto 32 vite pluralizëm;


– Partia Demokratike nuk do të tërhiqet kurrë nga ky mision historik i saj. Ne jemi të gatshëm të japim çdo kontribut dhe pranojmë çdo sakrificë për rivendosjen e pluralizmit politik, rendit demokratik dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ne kemi nevojë për kontributin e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim partiak, që vlerësojnë me të drejtë se demokracia është në rrezik dhe pluralizmi politik dhe opozitarizmi janë vlera te pazëvendësueshme te shoqërive të lira demokratike.
 
– Partia Demokratike shpreh besimin e saj të plotë se thirrjes së saj do t`i bashkohen të gjithë ata që besojnë në rëndësinë jetike të pluralizmit politik dhe opozitës së vërtetë si kusht vendimtar për të patur një të ardhme europiane. Bashkimi në një front të vetëm garanton fitoren tonë, fitoren e demokracisë dhe të së ardhmes të sigurtë evropiane të Shqipërisë.

10 MUAJ ME PARE

"Sali Berisha nuk rrëzohet kurrë më"/ Kryedemokrati e mbyll fjalimin me batutë: Prapë i paskan lënë disa shkallë këtu

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbyllur fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar i shoqëruar me ovacione të shumta nga salla. Pas përshëndetjes përfundimtare me dy gishtat lart, Berisha është rikthyer edhe njëherë në foltore, ku ka shprehur një batutë për publikun dhe delegatët.

Ai duket që ka kujtuar episodin në Kuvendin Kombëtar të kaluar, ku u rrëzua pranë podiumit. 

Prapë i paskan lënë edhe disa shkallë këtu, por Sali Berisha nuk rrëzohet kurrë më.”, tha Berisha.

10 MUAJ ME PARE

"Mosbindja civile betimi ynë"/ Berisha në Kuvendin Kombëtar: Aksioni tani është pa kthim

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike në fjalën e tij është ndalur te aksioni opozitar dhe te ajo që ai e quan "beteja pa kthim e opozitës". Berisha ka thënë se beteja nuk është më politike por një betejë për ekzistencë.

Nga ana tjetër kryedemokrati ka theksuar lëvizjen e mosbindjes civile që Partia Demokratike do të nis dhe ka bërë thirrje që të "zgjohet luani i fjetur i shqiptarëve si në vitet '90".

"Kjo nuk është një beteje politike, por një luftë ekzistencë. Ne nuk jemi kundër një partie, por një partie shtet të zaptuar nga Rama. Jemi kundër armikut shqipfolës. Me votë ai nuk ikën, pasi po la pushtetin do duhet të përballet me krimet e bar. Për këtë duhet aksion politik pa kthim deri në mosbindje civile aksion politike pa kthim. Ne ia çorëm maskën Ramës. Rama është një kryeministër që kalon buxhetin e shqiptarëve në 4 minuta. Një kryeministër që fshihet pas gardës, si bosët e krimit në Meksikë më tej. Mos prisni çdo gjë nga deputetët e opozitës. Çdo shqiptar ka të drejta të shkelua, është i grabitur dhe nga shteti. Ndaj duhet aksion pa kthim deri në mosbindje civile. U bëj thirrje demokratëve dhe shqiptarëve aksion pa kthim ndaj votës së lirë deri në mosbindje civile."-tha Berisha. 

10 MUAJ ME PARE

“Refuzova të bashkëqeverisja me Ramën”/ Berisha: U shpalla non-grata dhe sot kam një dhëndër të burgosur politik

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha nga mbledhje e Kuvendit Kombëtar, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar demokracinë, pluralizmin dhe se ka rikthyer burgosjet politike të opozitës. Berisha tha se vitet 2013-2023, ka qenë dekada e hakmarrjes së kreut të qeverisë.

Së bashku ia thyem ëndrrën me bashkëqeverisjes me pseudo pozitë. A kishim kosto ne për këtë? Po!, nga dita që unë refuzova bashkëqeverisjen me Ramën. Kjo mu propozuar nga kryekëshilltarët e Bashës unë u ktheva në një non-grata. Sot kam një dhëndër të burgosur politik. Ca i mbeti Ramës? tregoi së sytë e të gjithë botës se kush është ai. Sot, kombi ynë është një komb shpresëhumbur, një komb që vajton të rinjtë që nuk gjejnë të ardhmen në këtë vend, një komb që rënkon sepse trupi i tij është kapluar nga metastazat e krimit, një komb që dergjet pasi është kombi më i plaçkitur ndër të gjitha kombet në Europë. Pronat private nuk grabiten më nga komunistët, por nga të ashtuquajturit investitorët strategjikë. Shqiptarët vijojnë të persekutohen jo më nga policia sekrete hoxhiste, por nga bandat e qeverisë dhe patronazhistët, nga organizatat kriminale në institucionet e narkoshtetit.

Nuk kemi më gjykata popullore, por kemi SKAP-in dhe gjykatat e partisë, grupet e strukturuara kriminale, brenda të cilave përdoren për t’i dhënë grushte armiqve në opozitë. Interesin kombëtar ia kemi shitur Serbisë dhe Tiranën e kemi shndërruar në një Beograd të dytë. Popullsia është ulur me 35 përqind në 10 vite. Me braktisjen masive dhe me dominimin e vdekjeve mbi lindjet, për herë të parë kombi ynë është një komb në vdekje, një gjë që as në komunizëm nuk ndodhi. Të gjitha këto dhe shumë të tjera, ashtu si në diktaturën staliniste, sërish ndodhin nën shëmbëllturën e një demoni që ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe që kërkon të mbajë pushtetin me forcë mandat pas mandati dhe ky demon është Edi Rama.

Sot, ne jemi përsëri në kushtet e një diktature të re, por jo ideologjike me burgje e kampe, por jemi në mobokraci, në narkodiktaturë, në të cilën njëlloj si në diktaturën ideologjike, pushtetet ndodhen në dorën e një njeriu. Ky njeri e ushtron pushtetin jo me ligje, jo me Kushtetutë, por me banda, me krime, me mafien e drogës. Ai kalon nga mandati në mandat sepse paratë e drogës, fuqia e krimit, shndërrohen në vota, kurse vota shndërrohet në krime, në grabitje të pasurive dhe fondeve publike, në vrasje, burgosje të kundërshtarëve, korrupsion transnacional për të shkatërruar opozitën. Shndërrohen në frikë dhe tmerr dhe këto të fundit, njëlloj si në diktaturën ideologjike, shndërrohen në votë. Në këtë dekadë, demokracia u shkatërrua, zgjedhjet e fundit ku shqiptarët kanë votuar të lirë, kanë qenë zgjedhjet e vitit 2013.

Në këtë zgjedhje u shkatërrua pluralizmi, logoja e partisë më të madhe opozitare, partisë që përmbysi diktaturën komuniste, është konfiskuar. Të drejtat kushtetuese të opozitës mohohen dhe një plagë e vjetër u rihap sërish, u rikthyen burgosjet politike të opozitës. Në këtë dekadë, parlamenti u shndërrua në një karikaturë, një parlament ku opozita në një grusht shteti brenda shtetit, humbet të drejtat e saj kushtetuese, ku në seancat e tij, garda bëhet badigardë e qeveritarëve dhe buxheti i shqiptarëve kalon në 4 minuta. Në këtë dekadë, u rikthye monizmi. Sot, ai qeveris ka më shumë pushtet edhe se diktatori i fundit komunist shqiptar, Ramiz Alia.”

10 MUAJ ME PARE

“Një dekadë që qeverisemi nga Rilindja”/ Berisha: Kombi ynë po vajton, dergjet në varfëri e skamje

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i
Kuvendi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje për reflektim, teksa u shpreh se fundviti shënon fundin e një dekade që vendi qeveriset nga Rilindja.

Berisha u shpreh se kjo dekadë është nga më të zezat në historinë e Shqipërisë, duke theksuar se kombi është shpresëhumbur dhe vajton.

“Jemi në mbyllje të vitit 2023, sot ju ftoj të bëjmë një reflektim të thellë sepse ky fundviti shënonin fundin e një dekade që qeverisemi nga Rilindja, një dekadë nga më të zezat në historinë e Shqipërisë, ku humbën votën e lirë, Kombi humbi shpresën dhe 1/3 e gjakut të tij. Shteti ligjor u zëvendësua me narkoshtetit.

Sot kombi ynë është shpresëhumbur dhe vajton, të rinjtë nuk gjejnë të ardhme, një komb që lëndon sepse trupi i tij është kaplua nga metastazat e drogës dhe krimit, dergjet në varfëri e skamje sepse është më i plaçkituri"

10 MUAJ ME PARE

Kuvendi i Partisë Demokratike, Berisha mbërrin me vajzën dhe bashkëshorten

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i
Sali Berisha

TIRANË- Ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha dhe vajza, Argita Malltezi, ku do të votëbesohet si kryetar i Partisë Demokratike për humbjen e zgjedhjeve të 14 Majit.

Berisha u prit me brohoritje nga të pranishmit, teksa i përshëndeti me dy gishtat lart.

Ish-kryeministri u ul përkrah bashkëshortes mes deputetëve të PD-së, që e mbështesin. Në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i tij kryetarit të Partisë nga anëtarët e Kuvendit Kombëtar./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

EMRAT e anëtarëve/ Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Berisha voton dy komisione

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i
Komisionet

TIRANË- Në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha është zgjedhur komisioni i Drejtimit të punimeve si dhe Komisioni i Mandateve.

Komisioni i Drejtimit të Punimeve përbëhet nga;
-Luçian Boci, kryetar
-Anëtarë; Lindita Metalia, Sorina Koti, Greta bareli, Elda Hoti

Komisioni i Mandateve

-Ledio Nuraj, kryetar
-Anëtarë; Adriana Kalaja dhe Franc Nuri

10 MUAJ ME PARE

Nis Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Përfundon procesi i
Sali Berisha

TIRANË- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur paraditen e sotme në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Në sallë ka mbërritur Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili është pritur me brohoritje në sallë.

Kuvendi është mbledhur për të miratuar Opozitën Aksion dhe votëbesimin e Kryetarit të PD-së Sali Berisha. Floriana Garo zëdhënësja e PD-së ka njoftuar ngritjen e komisionit të mandatave dhe grupin e punës së zhvillimeve të grupit të organizimit. 

kuvendi i pd 2 dhjetor 2023

Sondazh

Poll

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Mosbindjen civile opozita e ka full time! Unë nuk lëkundem nga ky pozicion

Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund kësaj vjedhje që po zhyt shqiptarët në mjerim

Berisha: Rama do vjedhë deri në 90 përqind të buxhetit prej 8 miliardë euro!

Berisha: Buxheti i vitit 2025 do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha nga narkoqeveritarët

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

Berisha: Thirrja ime për KMSh është të hidhni poshtë përpjekjen e Ramës për përçarjen tuaj

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti

Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn

Berisha: Përshëndes guximtarët e 7 tetorit që po përballen me terrorin policor të Ramës

Xhamia e Namazgjasë , Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, pritet shiriti nga Erdogan dhe Rama

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim

"Xhami ekziston në qendër të civilizimit", Erdogan: Kemi dhënë një shembull me ndërtimin e spitalit

Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama: Hamasi duhet të ndalohet

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju

Rama me kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi

Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve

Protesta e Opozitës, qytetari mbulohet nga flakët

U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, gruaja lind foshnjën në automjet

Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë, shoqërohet nga Bardhi dhe Nallbati

Qytetarët thyejnë stacionin e urbanit dhe mbajtëset e reklamave në Tiranë

Qytetarët në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

Një fëmijë i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia te bashkia e Tiranës

Policia u kundërpërgjigjet protestuesve, nis shpërndarjen me ujë

Rriten tensionet/ Pas Selisë së PS-së, protestuesit djegin edhe ministrinë e Brendshme

Protestuesit i hedhin molotov, merr flakë hyrja e selisë së Partisë Socialiste

Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së/ Molotovët "djegin" edhe kryemisnitrin Rama