Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Insights
Factcheck/ Lleshaj premton zbardhjen e vrasjes së policëve me Reformën në Drejtësi… SPAK s’ka kompetenca
17 Shtator 2019, 08:34Nga DOSJA
TIRANË– Disa ditë më parë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj vizitoi shtëpinë e efektivit të rënë në krye të detyrës Kol Ndreshaj. Pasi pa me sytë e tij kushtet e vështira në të cilat jetonte familja e ish-efektivit, Lleshaj doli dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se Drejtësia e Re do të hidhte dritë mbi vrasjen e tij.
“Disa dosje nuk quhen asnjëherë të vjetra. Reforma në drejtësi do bëjë të mundur zbardhjen e ngjarjeve kriminale,”-tha ministri.
Ishte pikërisht gjatë kësaj deklarate, momenti kur një copë nga suvaja e tavanit të banesës i ra mbi dorë.
Ndoshta i indinjuar nga ajo çfarë pa, apo i shtyrë për të bërë politikë edhe me të vrarët për të promovuar Reformën, Lleshaj “harroi” një detaj të vogël.
Por me kalimin e ditëve, përralla e bukur e Reformës në Drejtësi, sa vjen dhe zbehet. Ja kështu, në ditët e fundit të shtatorit, pritet të zbulohet edhe lista e prokurorëve që do të jenë pjesë e SPAK, (Prokuroria e Posaçme, kaq shumë e pritur).
Po ashtu, mësohen edhe kompetencat e SPAK. E dikush duhet t’ja thotë ministrit Lleshaj sne jë ndër veprat penale që i është hequr SPAK-ut nga kompetencat për të shqyrtuar, është pikërisht ajo e vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit.
E teksa premtimi për drejtësi sa vjen dhe venitet, shteti më së paku, duhet të nisë dhe të bëjë detyrën e tij në ndihmën dhe mbështetjen financiare që i detyrohen familjes së ish-efektivëve të rënë në krye të detyrën.
Nëse drejtësia nuk është në dorën e tyre por në të gjyqësorit, mbështetja dhe përkrahja e tyre ekonomike është përgjegjësi e shtetit.
(k.m;f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË-“ Propaganda është arti i bindjes së tjetrit në diçka që nuk beson as vetë.”-thoshte Abba Eban, një politikan dhe diplomat izraelit, ministër...
TIRANË- Ndërtimi i tunelit lidhës Kardhiq-Delvinë, është një nga premtimet e qeverisë Rama që do të mbetet në letër dhe në “3D”. Ministria e Infrastrukturë...
TIRANË- Ne pritje te vendimit te Keshillit te Europes per çeljen e negociatave te Shqiperise me BE-ne propaganda qeveritare, ndoshta e frikesuar nga...
SHBA- Ishte një tërheqje e pazakonshme e këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton, pas një viti e gjysmë në detyrë. I njohur si Skifteri, një politikan i ...
Për fatin tim të keq, për shkak të trafikut të dendur, unë, bashkë me dy çikat e mia, u futëm brenda në stadium dy minuta më vonesë. E përjetova një konf...
TIRANË- Instituti i Statistikave raportoi se papunësia në Shqipëri shënoi në tremujorin e dytë të vitit nivelin më të ulët historik duke zbritur në 11.5 pë...
TIRANË- Papërgjegjshmëri parlamentare !Për dijeni:Kryetarit të Kuvendit zotit Gramoz Ruçi!Deputetë që shpërfillën platformën e qeverisë për reformën...
TIRANË- Nuk më harrohet. Sapo kisha hyrë në shtëpinë e re me plot tre dhoma gjumi. Krahasuar me kuvlinë ku jetoja më parë më dukej se tani kisha një lagje ...