Bota

Politikani Adolf Hitler! I riu nga Namibiani përballet me urrejtje: Emrin ma vuri babai im, s’kam ideologji naziste

Sipas BBC, emri i tij ka ngritur shqetësime se ai mund të jetë një person me ideologji naziste, si ish-udhëheqësi gjerman Adolf Hitler.
Featured image of article: Politikani Adolf Hitler! I riu nga Namibiani përballet me urrejtje: Emrin ma vuri babai im, s’kam ideologji naziste Adolf Hitlerit Uunona

AFRIKË-Një politikan namibian i quajtur Adolf Hitlerit Uunona, është zgjedhur anëtar i këshillit për zonën elektoriale të Ompundjas.

Sipas BBC, emri i tij ka ngritur shqetësime se ai mund të jetë një person me ideologji naziste, si ish-udhëheqësi gjerman Adolf Hitler.

Ndërkohë, në një intervistë të dhënë për mediat e huaja, Hitleri ka thënë se nuk ka në plan që të dominojë botën dhe se nuk ka ideologji naziste.  Gjithashtu, ai ka pranuar se emrin ia ka vënë babai i tij, megjithatë nuk mund ta ndryshojë pasi të gjithë e njohin kështu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Emrin ma vuri babai im, ai ndoshta nuk e kuptonte rëndësinë e këtij emri. Si fëmijë e pashë atë si një emër krejtësisht normal. Vetëm kur u rrita e kuptova. Ky njeri donte të nënshtronte të gjithë botën. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga këto gjëra. Emrin nuk kam si ta ndryshojë të gjithë më thërrasin kështu, ky është emri im publik,”-ka thënë ai. 

(k.a/dosja.al)

Shto Koment