PolitikeSport

Politika edhe në futboll, tifozët thërrasin në kor “Rama ik!”. Sigurimi heq banderolën (VIDEO)

Stadiumi Elbasan Arena është prëfshirë nga thirrjet politike. Tifozët kanë brohoritur në kor "Rama ik!".

TIRANË- Situata politike në të cilën ndodhet vendi, ka bërë që shumëkush të përfshihet.

Si rrallë herë, edhe futbolli, përkatësisht tifozët e skuadrës kombëtare gjatë në një episot të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Moldavisë, kanë lënë mënjanë thirrjet për skuadrën dhe thërrasin në kor kundër kryeministrit Edi Rama.

Thirrja “Rama ik!”, kryesorja në protestat e opozitës është përdorur edhe nga tifozët në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa është shpalosur një flamur kombëtar me këtë mbishkrim.

Kjo ka bërë që sigurimi i stadiumit të ndërhyjë dhe të heqë banderolën. 

 

 

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment