Aktualitet

Polifonia labe magjepsi deputetët britanikë, i biri Maliq Lilës: Citoni autorin e tekstit

Teksti dhe performanca e grupit të drejtuar nga Golik Jakupi, u konsideru si  “magji” e jehona e këtij lajmi u përhap me shpejtësi dhe në mediat shqiptare.
Featured image of article: Polifonia labe magjepsi deputetët britanikë, i biri Maliq Lilës: Citoni autorin e tekstit Grupi i Bënçës

BRITANI- Polifonia labe dhe kënga ‘Hapu moj Evrop’, e interpretuar me mjeshtëri nga Grupi i Bënçës mahniti deputetët britanikë në parlamentin anglez, gjatë një turi të tyre në shtetin anglez.

Teksti dhe performanca e grupit të drejtuar nga Golik Jakupi, u konsideru si  “magji” e jehona e këtij lajmi u përhap me shpejtësi dhe në mediat shqiptare.

Por suksesi i kësaj kënge, pasqyruar në portale të ndrsyhem, siç duket nuk u prit dhe aq mirë nga familja Lila, pasi autori i këtij teksti dhe shumë këngëve të tjera të interpretuara nga ky grupi i Bënçës, artisti Maliq Lila, nuk u përmend në asnjë nga radhët e raportimeve në media.

Marsias Lila, i biri i Maliq Lilës ka i kontaktuar nga Media Look, ka deklaruar se i ati është autori i shumë teksteve te këngëve te Grupit Bënçe, te Golik Jaupit dhe Paro Ziflaj, është krijuesi dhe poeti i këtij grupi te Tepelenës, ku kërkon që të citohet në tekste si autori krijues i vargjeve.

Marsiasi tregon se ky tekst, sikundër dhe dhjetëra të tjera të kënduara nga Grupi i Bënçës janë përmbledhur dhe në një vëllim me poezi, titulluar “Jashtë hënë e pjekur” me autor, artistin e nderuar me medaljen “Naim Frashëri i artë”, Maliq Lila.

Grupi polifonik i Bënçës zhvilloi një turne në Britani me qëllim promovimin e dokumentarit ‘Të larë nga Hëna’, e cila është një ode në polifoninë unike të vokalit të Shqipërisë së Jugut.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment