Aktualitet

Policia thirrje qytetarëve të lirojnë rrugën: Është e paligjshme, do përballeni me ligjin (VD)

MILOT- Qindra qytetarë kanë bllokuar prej orës 18:00 rrethrrotullimin në Milot, ku kanë krijuar trafik. Në këtë protestë kanë marrë pjesë dhe ish-funksionar të shtetit. Dosja.al mëson se mes qytetarë që kanë bllokuar rrugën janë dhe ish-deputeti Flamur Noka dhe Agron Kuliçaj, ish-nëndrejtori i Policisë.

Policia nga ana tjetër ka bërë thirrje qytetarëve që të largohen nga rruga, pasi sipas tyre ky tubim është i paligjshëm. Ata kanë thënë se  do të përballen me ligjin, nëse vijojnë të mbajnë rrugën të bllokuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment