Aktualitet

Policia tenton të arrestojë dy anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (VIDEO)

  • U tentua të arrestohej, aktivistja Kalaja: Efektivët më tërhoqën zvarrë, më rrethuan 6 persona
  • Por, ndërhyrja në kohë e aktivistëve të tjerë bëri të mundur lirimin e saj.
    Featured image of article: Policia tenton të arrestojë dy anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (VIDEO) Policia duke tentuar të arrestojë dy aktivistët të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

    TIRANË– Pas kallëzimit penal që SHÇBA bëri ndaj dy aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, policia tentoi ti arrestojë ata. Fillimisht policia ndaloi Adriana Kalanë, një prej aktivisteve më të njohura të kauzës për Teatrin, me akuzën se ishte personi që kishte filmuar skenën kur ndihma për tërmetin po zbarkonin në ambientet e ministrisë së brendshme.

    Por, ndërhyrja në kohë e aktivistëve të tjerë bëri të mundur lirimin e saj.

    Ndërkohë, më herët Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, M.J. dhe E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

    (a.m./dosja.al)

    Shto Koment