Aktualitet

Policia shton frikën pas mbytjes së turistes në Gramsh: Mund të ketë të tjerë të humbur

Ndërkohë autoritetet shpehin gjithashtu keqardhjen për humbjen e jetës së 25-vjeçares, Tila Sallaku
Featured image of article: Policia shton frikën pas mbytjes së turistes në Gramsh: Mund të ketë të tjerë të humbur Zona ku janë bllokuar turistët

GRAMSH– Policia ka dhënë detaje në lidhje me gjetjen e dy personave që kishin humbur në Kanionet e Holtës në Gramsh. Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se djali i ri 20-vjeçar është gjetur shëndoshë e mirë, së bashku me burrin 50-vjeçar. 

Ndërkohë autoritetet shpehin gjithashtu keqardhjen për humbjen e jetës së 25-vjeçares, Tila Sallaku

Njoftimi i policisë 

Personat qe kishin humbur kontaktet ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikesit.

Ne dalje te kanionin nje vajze rreth 25 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.

Edhe personat e tjere qe u gjeten me pare nga policia nuk kane probleme per shendetin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne operacionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj.

Nderko vijon krehja e zones se kanioneve per tu siguruar qe ska persona te tjere qe mund te kene nevoje per ndihme.

Një grup turistësh prej 33 personash kanë mbetur të bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh. 6 turistë janë shpëtuar, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa Tila Sallaku u gjet e vdekur në dalje të kanioneve.

Forcat RENEA, zjarrëfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë kreu i Emergjencave Civile është shpehur se operacioni për shpëtimin e turistëve është vështirësuar për shkak të të rritjes së prurjes së ujërave dhe terrenit të thyer.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment