AktualitetPolitike

Policia paralajmëron Berishën: Do të bëjmë kallëzim penal për shpifje

Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar shprehet se do të ndjekë rrugën ligjore duke kërkuar zbardhjen e denoncimeve të bëra publike nga ish-kryeministri Berisha.
Featured image of article: Policia paralajmëron Berishën: Do të bëjmë kallëzim penal për shpifje Policia e shtetit dhe ish-kryeministri Sali Berisha

TIRANË– Policia e Shtetit ka reguar në mënyrë zyrtare pas denoncimeve të shumta të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale. Sipas njoftimit zyrtar, këto denoncime janë shpifje që denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit.

Në njoftim theksohet se Policia do të ndjekë rrugën ligjore duke kërkuar zbardhjen e denoncimeve të bëra publike nga ish-kryeministri Berisha.

Reagim i PSH për akuzat dhe shpifjet e shtetasit Sali Berisha

Policia e Shtetit konstaton me keqardhje se shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese.

E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha.

Kjo është e rëndësishme jo vetëm në respekt të opinionit publik, por dhe për vetë Policinë e Shtetit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment