Aktualitet

Policia nuk ndal dorën! Arreston 12 drejtues mjetesh, gjobit dhe bllokon makinat…masat që u morën për vetëm 24 orë

Sot janë pezulluar 48 leje drejtimi, janë arrestuar 12 drejtues mjetesh dhe janë vendosur 1614 masa administrative.
Featured image of article: Policia nuk ndal dorën! Arreston 12 drejtues mjetesh, gjobit dhe bllokon makinat…masat që u morën për vetëm 24 orë Foto ilustruese

TIRANE– Policia Rrugore ka vijuar kontrollin ditën e sotme për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e kodit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kështu sot janë pezulluar 48 leje drejtimi, janë arrestuar 12 drejtues mjetesh dhe janë vendosur 1614 masa administrative.

Kontrolli nga ana e policisë u bë me radar, dron, drager dhe dron për të parandaluar aksidentet rrugore. U vendosën 317 masa administrative, 8 mjete u bllokuan ndërsa 7 drejtues u arrestaun pasi ishin pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Policisë Rrugore, 9 shtator 2020

Gjatë 24 orëve të fundit: 48 leje drejtimi të pezulluara, 12 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1614 masa administrative.

Vijon kontrolli i pandërprerë nga ana e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin, me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat janë konstatuar disa raste të drejtimit të mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara. 34 prej drejtuesve të mjeteve iu është tërhequr leja e drejtimit, për shpejtësi që varionin nga 50 deri në 70 km/h mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 317 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 69 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

9 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

92 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 243 për përdorim të celularit;

83 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 426 masa për parkime të gabuara;

263 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar 8 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 10 masa administrative.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 14 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 5 drejtues mjetesh, ndërsa 7 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura, me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale, ka rezultuar se në shumicën e rasteve shkaku i aksidenteve lidhet me shkeljen e rregullave të përmendura më lart.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment