Politike

Policia merr ‘peng’ Albana Vokshin, ndërhyn Enkel Demi, shtyhet me efektivët: Ta marrim pak atë gruan ne? Mos e prek me dorë o burrë…

VIDEO
Gjatë gjithë kohës ai është shtyrë me efektivët për të marrë sërish ish-deputeten por është ndaluar nga Policia. 
Featured image of article: Policia merr ‘peng’ Albana Vokshin, ndërhyn Enkel Demi, shtyhet me efektivët: Ta marrim pak atë gruan ne? Mos e prek me dorë o burrë… Albana Vokshi dhe Enkel Demi

TIRANË– Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi është tentuar që të shoqërohet nga Policia e Tiranës, e cila ka rrethuar zonën e Teatrit Kombëtar. Në mbrojtje të saj ka dalë gazetari Enkel Demi, i cili ka tentuar që ta shpëtojë nga duart e efektivëve.

Gjatë gjithë kohës ai është shtyrë me efektivët për të marrë sërish ish-deputeten por është ndaluar nga Policia. 

“Ka mundësi të marrim pak atë gruan ne? Mos e prek me dorë o burrë se është femër. Albana mos lëviz!,“-thotë gazetari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.

Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment