Rajoni

Policia Kufitare e Kosovës sqaron vendimin: Një javë izolim për të gjithë ata që nuk kanë bërë testin e COVID-19

Shtohet se në rastin kur nuk janë kanë bërë testin, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim për shtatë ditë, derisa kur ekipi mjekësor vlerëson se kanë simptoma, i japin udhëzimee si të veprojnë.
Featured image of article: Policia Kufitare e Kosovës sqaron vendimin: Një javë izolim për të gjithë ata që nuk kanë bërë testin e COVID-19 Tabelë në Kosovë

KOSOVË- Policia Kufitare e Kosovës ka sqaruar vendimin për çështjen e hyrjes në Republikën e Kosovës. Sipas këtij vendimi, të gjithë personat që hyjnë në vend dhe e kanë të kryer testin për COVID-19, jo më të vjetër se katër ditët e fundit, nuk janë të detyryar të qëndrojnë në vetiozlim.

Ndërkohë shtohet se në rastin kur nuk kanë bërë testin, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim për shtatë ditë, derisa kur ekipi mjekësor vlerëson se kanë simptoma, i japin udhëzimee si të veprojnë.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në Republikën e Kosovës për kryerjen e provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë dhe ata që e shfrytëzojnë Kosovën si vend tranzit.

POSTIM I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧𝐫. 𝐍𝐫.𝟎𝟐/𝟑𝟖 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝟑𝟏 𝐌𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟎, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, 1. Të gjithë personat që hyjnë në #RKS dhe e kanë të kryer testin për #Covid19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetë izolim; 2. Në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vet-izolim për 7 ditë; 3. Kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të #COVID19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.

Për të hyrë në #RKS, shtetasit e huaj që nuk kanë test të #COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (𝐥𝐞𝐣𝐞 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐪𝐢𝐫𝐚𝐣𝐞, 𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞). Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në #RKS.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në #RKS për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në #RKS. Të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër #RKS, përjashtohen nga këto rregulla.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment