
TIRANË– Ish- Kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ka ngritur një denoncim. Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet se si policia sillet ashpër me një qytetar vetëm se ky i fundit nuk ka vendosur maskën.
Në video shihet se policia zihet me qytetarin dhe një moment ai e kap me forcë për ta futur në makinë, ku dhe më pas ka nisur edhe ulërimat mes tyre Ndërkohë qytetari gjatë momentit që policia e ka kapur për krahësh u thotë se po e vrasin por megjithatë ata nuk e kanë lëshuar.
“Jeni te më vra or… jeni të më vra. Për një maskë po bëni kështu”– thotë qytetari me tone të ashpra.
Sakaq, Berisha krahas videso shkruan se një sjellje e tillë ndaj qytetarit është çnjerëzore. Ai shkruan se dënon me forcë sjellen e tillë të uniformave blu mandje i cilëson si banditë.
“Sjella shtazore e narkopolicise ndaj qytetarit vetem per masken.
Denoj me ashpersine me te madhe kete sjellje çnjerezore te banditeve me uniforme te narkoshtetit. sb”- shkruan ai.
(A.k.dosja.al)