Bota

Policia italiane sekuestron 10 mijë maska në portin e Ankona-s, dyshohet se vinin nga Shqipëria

10 mijë maska ​​janë sekuestruar në portin e Ankona-s në Itali. Dyshohet se vinin nga Shqipëria.
Featured image of article: Policia italiane sekuestron 10 mijë maska në portin e Ankona-s, dyshohet se vinin nga Shqipëria Foto nga sekuestrimi i maskave

ITALI– Dhjetë mijë maska ​​me filtër pëlhure janë sekuestruar në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza dhe Zyra e Doganave në Itali. Shkak për sekuestrimin e tyre është bërë fakti se nuk kishin etiketë për vendin e origjinës, ndërkohë raportohet se ato vinin nga Shqipëria.

“Për këtë mall nuk u tregua vendi i origjinës dhe kishin një paketim tërësisht në italisht. Por në fakt ato vinin nga Shqipëria. Tregimi i rremë i origjinës shkaktoi konfiskimin administrativ të mallrave.”, njoftoi Policia italiane.

Maskat me një vlerë rreth 10 mijë e 250 euro ato do të shiteshin kontabandë duke mashtruar konsumatorët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: ANSA 

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment