Aktualitet

Dolën nga karantina/ Policia italiane arreston dy shqiptarët gjatë natës

Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur në Rimini mbrëmjen e ditës së djeshme ku shqiptari është ndaluar nga policia rrugore.
Featured image of article: Dolën nga karantina/ Policia italiane arreston dy shqiptarët gjatë natës Policia Italiane
Përditësuar:

ITALI- Dy persona me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia italiane, pasi ata kanë shkelur dekretin e kryeministrit, duke dalë nga karantina.

Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur në Rimini mbrëmjen e ditës së djeshme ku shqiptari është ndaluar nga policia rrugore. Ai është justifikuar përpara policisë duke thënë se kishte dalur të merrte një bashkëatdhetarinë e tij në shtëpinë e tij.

Ndërkohë në atë moment ka mbërritur edhe një person tjetër i moshës 20- vjeçar shqiptar, ku edhe ai kishte dalë për një arsye te fortë nga banesa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment