Bota

Policia interviston tre persona për vrasjen me thikë në afërsi të Parisit

Më pas policët kishin shtënë në drejtim të sulmuesit. Gorchene nuk kishte qenë një person i njohur për shërbimet e inteligjencës apo për policinë.
Featured image of article: Policia interviston tre persona për vrasjen me thikë në afërsi të Parisit Foto nga ngjarja

FRANCË- Hetuesit francezë thanë më 24 prill se janë duke marrë në pyetje tre persona, lidhur me vrasjen e një tuniziani, që ishte punëtor i policisë. Viktima vdiq pas një sulmi me thikë në afërsi të Parisit, në një sulm të dyshuar islamist.

Mediat kanë raportuar se sulmuesi, 36 vjeç, i identifikuar si Jamel Gorchene, më 23 prill, theri me thikë në fyt një punëtor të administratës, të moshës 48 vjeç. Më pas policët kishin shtënë në drejtim të sulmuesit. Gorchene nuk kishte qenë një person i njohur për shërbimet e inteligjencës apo për policinë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një postim në Twitter tha se Franca nuk do të dorëzohet para “terrorizmit islamik”, pas sulmit që ndodhi në Rambuje, që gjendet në jugperëndim të Parisit.

Duke folur nga vendi ku ndodhi sulmi, kryeministri i Francës, Jean Castex e dënoi atë që e cilësoi si akt “barbar”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne jemi të vendosur që ta luftojmë terrorizmin në të gjithë format e tij”, tha ai.

Një zyrtar i paidentifikuar i gjyqësorit tha se dëshmitarët e kishin dëgjuar sulmuesin të thotë “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) gjatë sulmit.

Franca në vitet e fundit ka qenë cak i disa sulmeve të kryera nga militantët islamikë ose nga persona që janë inspiruar nga militantët. Nga këto sulme janë vrarë rreth 250 persona.

MARRË NGA REL

Shto Koment