Rajoni

Kishte fortifikuar banesën, shqiptari kapet me 200 kg kanabis në Greqi, shpallen në kërkim bashkëpunëtorët

Një shqiptar në Greqi është kapur me 200 kg kanabis në Greqi. Lëndën narkotike ai e kishte fshehur në banesën, të cilën banda e kishte marrë me qira. Në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorët e tij.
Featured image of article: Kishte fortifikuar banesën, shqiptari kapet me 200 kg kanabis në Greqi, shpallen në kërkim bashkëpunëtorët Droga e sekuestruar

GREQI-Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar për drogë në Greqi. Në banesën e tij në Kineta, 20 km në veri-perëndim të Athinës, të cilën shqiptari e kishte fortifikuar, policia gjeti dhe sekuestroi 205 kg kanabis

Sipas mediaveë greke, lënda narkotike ishte fshehur në një vilë luksoze, të cilën anëtarët e bandës e kishin marrë me qira. Autoritetet kishin informacion, se në banesë gjendej një sasi e madhe lënde narkotike e cila ishte futur në Greqi nga Shqipëria.

Lënda narkotike ndërkohë kishte si destinacion tregun vendas. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe një gjurmues GPS, shumw karta SIM dhe telefona celularw, si dhe një peshore elektronike, që përdorej për peshimin e mallit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I riu shqiptar është lënë në burg nga gjykata deri në përfundim të hetimeve. Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë nga Shqipëria.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment