Aktualitet

Policia e Tiranës në aksion, arrestohet një person i shpallur në kërkim, pranga edhe 4 të tjerëve, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale, si dhuna në familje, shpërndarja e lëndëve narkotike, thyerja e arrestit shtëpiak dhe vjedhje e energjisë elektrike. Njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim kombëtar.
Featured image of article: Policia e Tiranës në aksion, arrestohet një person i shpallur në kërkim, pranga edhe 4 të tjerëve, ja për çfarë akuzohen Foto ilustruese

TIRANË -Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga dhuna në familje, shpërndarja e lëndëve narkotike, vjedhja e energjisë elektrike apo thyerja e arrestit shtëpiak.

Më konkretisht L.K. dhe E.H. kanë ushtruar dhunë në familje, ku ky i fundit ka goditur edhe punonjësin e policisë. E.K. ndërkohë është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotik, ndërsa E.M. për vjedhje të energjisë elektrike.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe M.D., për thyerje të arrestit shtëpiak.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë ndalimi dhe ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim E.H., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”, gjithashtu ky shtetas gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë së rendit publik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin E. K.,(L) 28 vjeç, pasi në rrugën “Kont Leopold Bertold” gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ” “Vjedhje te energjise elektrike apo impulsive telefonike ” të shtetasit E.M., 35 vjeç, pasi nga punonjësit e OSHEE, gjatë kontrollit të ushtuar në subjektin në përdorim nga ky shtetas kanë konstatuar se matësi i energjisë elektrike, ishte i dëmtuar dhe nuk bëntë matjen e energjisë elektrike të harxhuar nga ky subjekt.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.D., 23 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua nga sherbimet e Policisë jashtë banese.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.K., 47 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment