LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia e Tiranës dhe Kavajës në aksion, në pranga 11 persona, ja për çfarë akuzohen

30 Gusht 2020, 10:39 Nga DOSJA
Policia e Tiranës dhe Kavajës në aksion, në pranga 11

TIRANË -Policia ka vendosur në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë dhe në Kavajë.  Të arrestuarit akuzohen për vepra penale si, shitja e lëndëve narkotike, thyerja e masës së arrestit shtëpiak, dhunë në familje, vjedhje, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe përndjekje.

Në Tiranë u arrestuan shtetasit M.C 27 vjeç, E.Gj. 33 vjeç, Xh.D. 64 vjeç, E.H. 30 vjeç, A.B. 25 vjeç, H.Gj., 27 vjeç, A.K., 25 vjeç, J.N., 45 vjeç dhe M.H., 34 vjeç. Ndërkohë nga Policia e Kavajës u arrestuan G.H., 57 vjeç dhe G.P. 43 vjeç. Ky i fundit ka aksidentuar shtetasin A.B. i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•M.C., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar kokainë dhe 1 shumë parash të dyshuar të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

•E.Gj., 33 vjeç, pasi ka thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe u konstatua jashtë banese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh.D., 64 vjeç, pasi në menyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.H, 30 vjeç, pasi tek sheshi “Nënë Tereza”, u kap duke drejtuar mjetin në efektin e alkoolit dhe gjatë nga kontrollit të ushtruar në mjet, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë ndalimin të shtetasit A.B(K)., 25 vjeç, pasi dyshohet si autor i vjedhjeve të 2 biçikletave.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.H., 57 vjeç, pasi në Rrogozhinë u kap në flagrancë duke i vjedhur një shumë parash shtetasit I.M. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se është autor i 2 vjedhjeve të tjera në territorin e Qytetit të Kavajës.

Po nga sherbimet e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.P., 43 vjeç, pasi në autostradën Lushnje – Durrës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A.B., i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë shendetsore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

H.Gj., 27 vjeç, sepse në Vorë, u kap duke drejtuar motorrin pa lejen përkatese;

•A.K., 25 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l.

•J.N., 45 vjeç, pasi në rrugën “Siri Kodra”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.56 mg/l.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ndalimin e shtetasit M.H., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e kavajes policia e tiranes policia e kavajes policia e tiranes

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën